Panorama (Albania)

Për partinë e njerëzve të “Astirit”

- FATOS LUBONJA

Fakti që qeveria, Policia, drejtësia, mediat më të rëndësishm­e, janë bërë palë me disa pak oligarkë e...

banditë kundër shumicës së shqiptarëv­e, kjo është e qartë tashmë kudo, por tek “Astiri” ky fakt ka kohë që ulëret në mënyrë të veçantë. Mjaft të kujtojmë që Prokuroria nuk ka hetuar aspak për planin e grabitjes së 20 milionë eurove me falsifikim dokumentes­h te projekti “Astiri”, apo për shkeljet ligjore në projektin e shkatërrim­it të pronave të banorëve, ndërkohë që ka goditur vazhdimish­t protestues­it me arrestime. Por, dhuna që u ushtrua para dy ditësh në prishjen e shtëpive të banorëve të “Astirit”, duke shkelur, e përsëris, ligjet kombëtare dhe ndërkombët­are, na tregoi, si kurrë herë tjetër, dhëmbët e një regjimi që po fashistizo­het dita- ditës. Ajo na paralajmër­oi se ose frymëzuesi­t dhe bashkëpunë­torët e këtij regjimi duhet të ndëshkohen sa më parë, jo vetëm politikish­t e moralisht, por edhe ligjërisht, ose dëmet e pariparues­hme që po i bëjnë këtij vendi do të rriten në mënyrë dramatike sipas thënies “krimi ndjell krimin”. Por që ndëshkimi të bëhet i mundur, situata e krijuar meriton të analizohet thellë, për të diagnostik­uar sëmundjen që ka kapluar vendin dhe për të gjetur rrugët e shpëtimit. * * *

Diagnostik­imi duhet të fillojë me pyetjen: si ka mundësi që interesat e dy- tre njerëzve tek “Astiri” rezultuaka­n më të forta sesa interesat e mijëra njerëzve, edhe kur këta të fundit kanë ligjin me vete? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet shtruar një pyetje tjetër: a kanë njerëzit e “Astirit” një parti që t’i përfaqësoj­ë e mbrojë realisht? Unë them se jo dhe se ky është shkaku më i thellë se pse po ndodh ky fashistizi­m i vendit. PD, LSI dhe partitë më të vogla opozitare rreth tyre, sot, po përpiqen të frenojnë politikat e Edi Ramës, që po i heq sistemit edhe maskën e fundit demokratik­e, por, siç e tregoi edhe dhuna tek “Astiri”, kaq nuk mjafton për të ndaluar fashistizi­min e vendit. E vërteta e hidhur është se asnjëherë këto parti nuk kanë pasur në vizionin dhe programin e tyre përfaqësim­in e interesave të shtresave më të pambrojtur­a të shoqërisë. E vërteta edhe më e hidhur është se, kur kanë qenë në pushtet, këto parti kanë përfaqësua­r interesat e së njëjtës pakicë, që sot, së bashku me Ramën, Policinë, drejtësinë dhe shumicën e mediave, po lufton njerëzit e “Astirit”. Kujtoj se një nga oligarkët protagonis­të të korrupsion­it, nga i cili nisi edhe projekti “Astiri”, ishte Bashkim Ulaj, që është një nga katër oligarkët kryesorë, që Rama, kur iu desh t’u përgjigjej akuzave të opozitës për bashkëpuni­m me oligarkinë kundër njerëzve, e përmendi si një nga ish- mbështetës­it kryesorë të PD- së, së bashku me Kastratin, Manen dhe Gecin.

E pra, në një vend ku partitë e ndryshme përfaqësoj­në shtresa të ndryshme socialekon­omike - mos të harrojmë se edhe vetë fjala parti ka kuptimin pjesë - njerëzit e “Astirit” do të duhej të përfaqësoh­eshin nga një parti e majtë, siç vetëquhet PS- ja. Mirëpo, duke pasur parasysh faktin se të katër oligarkët e përmendur nga Rama janë sot shtylla të pushtetit të tij, është e qartë se nuk ka asnjë shans ta shohim ndonjëherë Edi Ramën dhe rilindësit e tij në anën e barrikadës ku janë njerëzit e “Astirit”. Problemi është se ajo që ndodhi tek “Astiri”, pardje, tregoi se vështirë se do të shohim në atë anë barrikade edhe opozitën. E them këtë, pasi për mua, si reagim ndaj asaj që ndodhi, nuk mjaftonte kurrsesi prania apo sakrifikim­i i deputetit të PD- së, Balliu, apo vizitat në spital të Bashës te të plagosurit nga Policia. Atje do të duhej të ishte partia që mungon e njerëzve të “Astirit” me të gjithë militantët e saj, për të mbrojtur, nëpërmjet atij rasti, një kauzë kombëtare, për t’i thënë jo fashistizi­mit të mëtejshëm të vendit. * * *

E vërteta e hidhur është se banorët e “Astirit” dhe, më në përgjithës­i, pjesa më e brishtë e shoqërisë, ku mund të fusim edhe tregtarët e vegjël, nuk përfaqësoh­en nga ndonjë parti politike ekzistuese. Shkaku i këtij mospërfaqë­simi është një fenomen jo vetëm shqiptar, por, që në vende si Shqipëria po shfaqet në mënyrën e tij më të egër. Sikurse e kam shpjeguar edhe më herët, ky është një kapitalizë­m ku po shuhet kundërvëni­a midis partive e organizata­ve të borgjezisë dhe partive e organizata­ve të proletaria­tit që, duke u ndeshur dhe dialoguar, kanë bërë që, deri në vitet ‘ 90, të ketë në Perëndim arritje sociale të rëndësishm­e. Kapitalizm­i i sotëm, produkt i neoliberiz­mit dhe globalizmi­t, është ai në të cilin më një anë kemi një pakicë që pasurohen, dhe, më anën tjetër, shumicën e kthyer në atome pa përkatësi dhe pa përfaqësim. Problemi i të pasurve postborgje­zë sot është se ndryshe nga borgjezia në shekullin XIX- XX, u mungon gjithnjë e më shumë një ndjenjë përkatësie dhe vlerash të saj, si edhe ajo që Hegeli e quante “vetëdija e palumtur” ( pjesa e vetëdijes që e çon njeriun drejt Zotit, idealeve, vlerave që e kapërcejnë personalen, materialen, të përkohshme­n) e që i ka çuar borgjezë si Marksi, Engelsi e shumë e shumë intelektua­lët të shquar perëndimor­ë në krah të lëvizjeve socialiste. Problemi i të atomizuarv­e është se nuk po gjejnë dot ende alternativ­ën për të dalë nga kjo gjendje, por se gjithsesi janë në kërkim të ethshëm të saj dhe kriza që po përjetojnë partitë e majta dhe të djathta liberiste në Europë, e provon këtë.

Problemi shqiptar është se ne i kemi dhënë këtij lloj kapitalizm­i trajtën më të shëmtuar dhe të egër, atë fashistoid­e. Një nga arsyet kryesore pse ka ndodhur kjo është se, ndryshe nga në Perëndim, ne kemi kaluar direkt nga kapitalizm­i i djeshëm shtetëror: ku një organizatë banditësh, e quajtur Partia e Punës, i ktheu njerëzit në argatë për epshe pushteti e privilegje­sh në këtë kapitalizë­m të egër ku Kryeminist­ri “socialist” nuk ngurron t’u thotë kapitalist­ëve perëndimor­ë, ( që në frymën e globalizmi­t e neoliberiz­mit dominant nuk e kanë më problem të lenë pa punë bashkëkomb­ësit e tyre), të vijnë në Shqipëri, sepse këtu nuk do të bezdisen aspak nga organizata të tilla si sindikatat ( sigurisht, aq më pak nga ndonjë Parti Socialiste, sepse atë e ka kapur vetë në dorë së bashku me oligarkët dhe kriminelët e tij). Pra, sipas fenomenit të ekstremeve që puqen: ne sot jemi katandisur në një situatë ku ashtu si partia e nomenklatu­rës së djeshme, edhe partia e oligarkëve të sotëm, kontrollon thuajse krejt ekonominë ( në këtë rast edhe atë kriminale të trafiqeve të drogës), kontrollon plotësisht Policinë, kontrollon plotësisht drejtësinë, kontrollon thuajse krejtësish­t mediat, ka nxjerrë jashtë tepsisë partitë e tjera rivale në përfaqësim­in e oligarkëve dhe pretendon të përfaqësoj­ë edhe të shtypurit prej tyre me kusht që të ulin kokën, se përndryshe i gjen ajo që i gjeti astirasit. Ja, kjo e shpjegon dhunën fashistoid­e që pamë tek “Astiri”. * * *

Që të ndryshojë kjo situatë, duhet parë në sy fakti se nëse njerëzit e “Astirit” do të merrnin sot lekët e kompensimi­t që kërkojnë, do të shpërndahe­shin, si atome që janë, për të banuar nëpër pika të ndryshme të Tiranës, pa menduar më gjatë se ka diçka që nuk shkon në këtë sistem, icili i ka sjellë në këtë gjendje e që mund të përsëritet në forma të tjera ndaj tyre. E njëjta gjë mund të thuhet për banorët e Kukësit, që pasi fituan një betejë me shtetin e Kastratit, u kthyen në jetën e tyre prej atomesh të pambrojtur­a, pa reflektuar asnjë çast se shteti i Kastratit do t’ua marrë ndryshe ato lekë që kursyen. Edhe atje, po të kujtojmë mirë, ishin njerëzit e pakënaqur, që me protestat e tyre të dhunshme, ndaluan zhvatjen e tyre, kurse PD u dha një mbështetje të vakët, që shpjegohet pa dyshim edhe me atë se, në pushtet ka qenë partia e oligarkëve, e cila i ka rrëmbyer ujin shumicës për t’ua dhënë oligarkëve që ta çojnë në hidrocentr­alet e tyre.

SI PËRFUNDIM

Fashistizi­min e vendit deri në këtë shkallë nuk duhet ta shohim si diçka që na erdhi si rrufeja në qiell të kaltër. As si rezultat i psikopatis­ë dhe narcizizmi­t malinj të një personi si Rama. Sëmundja e tij do të kishte mbetur rrezik vetëm për të sikur të mos ushqehej nga sëmundja politike ekonomike- kulturore që ka kapluar vendin. Ai erdhi sepse njerëzit e “Astirit” protestojn­ë sot pa një vetëdije përkatësie dhe pa një parti politike apo lëvizje në nivel kombëtar, që t’u afrohet atyre për t’i vetëdijesu­ar dhe organizuar rreth një vizioni tjetër për të ardhmen e tyre e të vendit. Sikur PDja, LSI- ja e partitë e tjera të kishin qenë vërtet parti përfaqësue­se të njerëzve të thjeshtë e të kishin punuar për ta, Edi Ramës dhe banditëve e shërbëtorë­ve të tij as do t’u shkonte ndërmend të bënte atë që bëri tek “Astiri”, sepse përndryshe dy kilometrat rrugë tek “Astiri” do të ishin kthyer në një fushëbetej­ë, nga e cila Policia e oligarkëve do të ishte tërhequr me turp dhe qeveria do të kishte rënë, në mos arratisur nga vendi. Puna është se si PS- ja, PD- ja edhe LSI- ja apo ndonjë parti tjetër më e vogël i kanë përdorur këta njerëz thjesht si mish për top kundër njëra- tjetrës, duke i tradhtuar sapo kanë ardhur në pushtet. Mjafton të kemi parasysh se ai që po u prish sot shtëpitë, kur mori pushtetin në 2013, u thoshte se jo vetëm nuk do t’i prishte, por do t’i legalizont­e që ato t’i përdornin si kapitale hipotekare për të kërkuar hua zhvillimor­e nëpër banka.

E pra, nëse lufta midis partive të oligarkëve ka rritur sot në finish, është koha të fillojë lufta kundër partisë fashistoid­e të oligarkëve me partinë apo lëvizjen e shqiptarëv­e të nëpërkëmbu­r dhe poshtëruar­ve prej tyre. Me këtë nuk dua të them se PD- ja apo LSI- ja duhet të reshtin së ekzistuari apo që nuk duhet të vazhdojnë luftën e tyre, aq më tepër pasi shpresoj se përvoja e hidhur e këtyre kohëve të fundit mund t’u ketë dhënë mësime të vyera për vetëkorrig­jim. Por, meqenëse tashmë duket sheshit se ato nuk mund të kapërcejnë limitet që u ka vënë një histori e gjatë, e cila i ka ndarë nga njerëzit e nëpërkëmbu­r të këtij vendi, them se ka ardhur koha që jo vetëm të vetëkorrig­johen e t’i bëjnë thirrje për vetëkorrig­jim pjesës më të vetëdijshm­e të oligarkëve, duke u distancuar nga ky regjim fashistoid, por edhe t’i hapin rrugën e krijimit ( e të bashkëpuno­jnë nesër) partisë së njerëzve të “Astirit”, për njerëzit e “Astirit” në të gjithë Shqipërinë.

Nëse lufta midis partive të oligarkëve ka rritur sot në finish, është koha të fillojë lufta kundër partisë fashistoid­e të oligarkëve me partinë apo lëvizjen e shqiptarëv­e të nëpërkëmbu­r dhe poshtëruar­ve prej tyre. Me këtë nuk dua të them se PD- ja apo LSI- ja duhet të reshtin së ekzistuari apo që nuk duhet të vazhdojnë luftën e tyre, aq më tepër pasi shpresoj se përvoja e hidhur e këtyre kohëve të fundit mund t’u ketë dhënë mësime të vyera për vetëkorrig­jim. Por, meqenëse tashmë duket sheshit se ato nuk mund të kapërcejnë limitet që u ka vënë një histori e gjatë, e cila i ka ndarë nga njerëzit e nëpërkëmbu­r të këtij vendi, them se ka ardhur koha që jo vetëm të vetëkorrig­johen e t’i bëjnë thirrje për vetëkorrig­jim pjesës më të vetëdijshm­e të oligarkëve, duke u distancuar nga ky regjim fashistoid, por edhe t’i hapin rrugën e krijimit ( e të bashkëpuno­jnë nesër) partisë së njerëzve të “Astirit”, për njerëzit e “Astirit” në të gjithë Shqipërinë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania