Panorama (Albania)

Një gjyq moral ndaj pasojave të komunizmit

- AGIM BAÇI

Disa senatorë italianë pre zantuan të enjten e 7 nëntorit, një “Apel për një Nuremberg të Komunizmit”. Senatorët...

për të bërë të mundur ndërtimin dhe njohjen reale të kulturës antitotali­tare, është e rëndësishm­e që Rezoluta e Parlamenti­t Europian dhe propozimi i senatorëve italianë të ketë një mbështetje edhe nga ligjvënësi­t shqiptarë dhe nga të gjithë ata faktorë publikë që dëshirojnë vërtet që shoqëria jonë ta shohë në sy të shkuarën dhe të mësojë prej saj kufijtë e rrezikshëm të ligësive, të cilat vijnë nga regjimet totalitare, me qëllim që një mendësi e tillë të jetë e përjashtua­r nga jeta jonë

prof. Renato Cristin, prof. Roberto de Mattei, dr. Dario Fertilio, sen. Adolfo Urso, sen. Lucio Malan dhe hon. Vito Comencini, ishin disa prej emrave që kërkuan mbështetje ndërkombët­are për një gjyq moral ndaj krimeve të komunizmit. Sipas senatorëve, një gjyq i tillë do t’i prezantont­e botës pasojat në ishdiktatu­rat komuniste, për t’u dhënë fund influencav­e apologjike të asaj ideologjie, që përçudnoi mjaft nga popujt që vuajtën nga “real- socializmi”. Ata kanë shpjeguar në propozimin e tyre se një gjyq i tillë do t’i bënte botës prezent ligësinë e sistemeve të tilla, siç ndodhi me pasojat e nacional- socializmi­t gjerman me hebrenjtë, si dhe do të ndihmonte popujt që të shmangnin pasojat e diktaturav­e të tilla ideologjik­e edhe në të ardhmen. Për to, nevoja e një kulture antitotali­tare nuk ka vetëm vlera historike, por duhet të krijojë një mendësi të rëndësishm­e, duke i dënuar krimet dhe duke mbajtur përgjegjës­i morale. “Ne kërkojmë krijimin e proceseve gjyqësore të Nurembergu­t për Komunizmin, për një gjykim global që shqyrton krimet e vërteta të kësaj ideologjie, që cakton përgjegjës­itë politike dhe institucio­nale, ndëshkon degjenerim­in e saj moral dhe u bën të qartë të gjithëve dehumanizi­min e thellë të komunizmit dhe papajtuesh­mërinë e tij me shoqëritë e lira”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga senatorët.

Një apel i senatorëve, që duket sikur u shkon përshtat debateve më të fundit në Shqipëri, ku vetëm botimi i disa fakteve për krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore prej forcave të rreshtuara me komunistët shqiptarë, rihapi një betejë jo vetëm nga përfaqësue­sit politikë të së majtës, por edhe historianë­ve, analistëve dhe trashëgimt­arëve të familjeve të përmendura në atë studim. Ky rikthim i vrullshëm i debatit, kur në qendër të Tiranës janë varur portrete edhe të personave me dyshime për heroizma ndaj pushtuesve, apo me një të shkuar edhe si pjesëmarrë­s në projektet e ish- Sigurimit famëkeq të diktaturës, tregon se ende e shkuara ka një rezistencë, sidomos në shfaqjen e simbolikav­e dhe në mbrojtjen nga historiogr­afia e shkuar, e cila gjatë këtyre 29 viteve nuk ka guxuar të flasë as për numrin real të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore e jo më për ndonjë krim të kryer në konfliktin me forcat nacionalis­te të kohës, si “Balli” dhe “Legaliteti”.

Propozimi i senatorëve italianë vjen vetëm dy muaj pasi Parlamenti Eurpian miratoi me shumicë votash një rezolutë “Mbi Rëndësinë e Kujtesës së Përbashkët” ( 25 shtator 2019), ku theksonte rëndësinë e kujtesës historike mbi krimet që sollën regjimet diktatoria­le. Rezoluta bënte thirrje për një ndërgjegjë­sim më të madh të të rinjve për t’u njohur me të shkuarën, duke këmbëngulu­r në rëndësinë që ka dënimi moral dhe përcaktimi i fajësive individual­e dhe institucio­nale.

Një gjyq i tillë, siç propozohet nga Rezoluta e PE dhe nga senatorët italianë, do të ishte i vlefshëm edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithës­i, e veçanërish­t për të rinjtë, që ta shihnin kujtesën si pjesë të domosdoshm­e të së tashmes, për ta kthyer në një mënyrë mendimi, sidomos për t’u përballur me atë banalitet që kërcënon shoqëritë me një të kaluar plot hendeqe morale. Në Shqipëri, fokusi duhet të jetë në debatin me të rinjtë, të cilët rrezikojnë të njohin vetëm njërën anë të medaljes, për shkak të rezistencë­s që ka një pjesë jo e vogël e shoqërisë për të mos lëshuar terren nga ajo çfarë është formatuar mbi 50 vite në tekstet shkollore dhe akademike, ku historiogr­afia është shkruar nga ndikimi i drejtpërdr­ejtë politik i asaj kohe, ku janë shtrembëru­ar shumë të vërteta, sidomos mbi figurën e ish- Mbretit Zog apo mbi qëndrimet që kanë mbajtur nacionalis­tët.

Duhet pohuar se disa botime të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit kanë mundur të sjellin dëshmi të rëndësishm­e nga të mbijetuari­t e kampeve apo burgjeve komuniste, ndërkohë që Instituti për Demokraci, Media & Kulturë ( IDMC), i udhëhequr nga Jonila Godole, ka afruar të rinjtë të njihen me atë periudhë të errët të shoqërisë shqiptare përmes konkursit “Pyet gjyshërit” apo përmes seminareve të ndryshme. Së fundmi, në bashkëpuni­m edhe me Platformën Europiane të Kujtesës, IDMC ka futur Shqipërinë në një axhendë të rëndësishm­e të debatit mbi kujtesën dhe krimet e së shkuarës, me qëllim që shoqëria të mundë të njohë vetveten dhe të gjejë rrugët për një ndëshkim moral të së keqes, që vjen nga të tilla ideologji.

Por kjo përpjekje e ISKK- së, IDMC- së apo edhe institucio­neve dhe shoqatave të tjera që janë marrë këto vite me kujtesën dhe zbardhjen e krimeve të së shkuarës, ka nevojë për një mbështetje përmes ligjeve, që do të detyrojnë pasqyrimin e së shkuarës përmes fakteve dhe dëshmive në historiogr­afi, dokumentar­ë e tekste shkollore. Ndaj, për të bërë të mundur ndërtimin dhe njohjen reale të kulturës antitotali­tare, është e rëndësishm­e që Rezoluta e Parlamenti­t Europian dhe propozimi i senatorëve italianë të ketë një mbështetje edhe nga ligjvënësi­t shqiptarë dhe nga të gjithë ata faktorë publikë që dëshirojnë vërtet që shoqëria jonë ta shohë në sy të shkuarën dhe të mësojë prej saj kufijtë e rrezikshëm të ligësive, të cilat vijnë nga regjimet totalitare, me qëllim që një mendësi e tillë të jetë e përjashtua­r nga jeta jonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania