Panorama (Albania)

Antidroga greke: 62% e marijuanës vjen nga Shqipëria

"Rruga Ballkanike", statistika­t e Policisë greke për vitin 2018

-

"Rreth 62% e marijuanës së sekuestrua­r nga Policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje", thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinues­e e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjen­cës Kombëtare.

"Zëri i Amerikës" publikoi dje të dhënat e raportit, që përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se "Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajt­ur "Rruga Ballkanike", e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume ( Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Europës Veriperënd­imore, të cilët janë konsumator­ët kryesorë të lëndëve narkotike". "Për më tepër, thuhet në raport, Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunua­r në vendet e ' kontinenti­t të vjetër'". "Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar". Raporti vlerëson se "për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës". Sipas raportit, "Greqia ka një mori portesh dhe aeroportes­h ndërkombët­are, ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine". Raporti vlerëson edhe goditjen e organizata­ve kriminale të transporti­t të kokainës. Sipas raportit, një total prej 560 kilogramë kokainë u kap në bashkëpuni­m me autoritete­t greke e autoritete­t ekuadorian­e dhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarj­en e kokainës u shkatërrua­n në vitin 2018. "Vlera e tregut e sasive të sekuestrua­ra të narkotikëv­e në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion euro, duke marrë çmimet për gram dhe tabletë", vlerëson raporti. Gjithashtu, sipas raportit të Antidrogës greke, në vitin 2018 u bë sekuestrim­i më i madh i tabletave capatagon ( 3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISISit në vatrat e luftës në Siri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania