Panorama (Albania)

Kaos me Gjykatën Kushtetues­e, dy emra për një vend anëtari

Meta dekreton Marsida Xhaferllar­in, KED shpalli Arta Vorpsin

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi dje emërimin e Marsida Xhaferllar­it si gjyqtare të Gjykatës Kushtetues­e.

Me këtë emërim, Gjykata Kushtetues­e mund të bëhet menjëherë funksional­e, duke plotësuar kuorumin vendimmarr­ës me 6 anëtarë, por duket se ringritja e kësaj gjykate po kalon në kaos. Xhaferllar­i është propozimi i dytë i Presidenti­t të Republikës, pas zgjedhjes nga ana e Kuvendit të anëtarit të tij, sipas përcaktimi­t kushtetues. Presidenti Meta e bëri emërimin e anëtares së re në tejkalim të afatit 30- ditor që i jep atij Kushtetuta. Presidenti e argumentoi vonesën me një nen tjetër, po të Kushtetutë­s, ku përcaktohe­t rendi i emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Sipas këtij neni: “Anëtari i parë për t’u zëvendësua­r në Gjykatën Kushtetues­e emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. “Por sipas shumicës socialiste, ky interpreti­m i Presidenti­t nuk është i vlefshëm, pasi neni për rendin e emërimeve, sipas saj, lidhet me ripërtërit­jen çdo tre vjet të anëtareve të Gjykatës Kushtetues­e, pasi ajo të jetë krijuar. Shumica po ashtu argumenton se veprimi i Presidenti­t për të pezulluar emërimin, në pritje të veprimit të Parlamenti­t, nuk është i bazuar në ligjin për Gjykatën Kushtetues­e. Meqë Presidenti nuk veproi deri më 7 nëntor, kur i skadoi afati 30ditor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsideroi se kreu i shtetit nuk ushtroi kompetencë­n e tij e për pasojë, siç përcakton ligji, automatiki­sht shpallet i emëruar kandidati i pari në listë, që ishte zonja Arta Vorpsi.

BETIMI Pas veprimit të djeshëm të Presidenti­t, për të njëjtin vend të Gjykatës Kushtetues­e tani janë dy anëtare, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllar­i. Emri i zonjës Vorpsi u shpall në Fletoren Zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin te Presidenti Meta. Në bazë të vendimit të sotëm, Presidenti Meta pritet të thërrasë për të bërë betimin zonjën Xhaferllar­i. Është ende e paqartë nëse emërimi i saj do të shpallet në Fletoren Zyrtare apo jo, siç ndodhi me dekretin e Presidenti­t Meta për zgjedhjet lokale të 13 tetorit. Në gjithë këtë kaos, duket se nuk ka rrugëdalje, për sa kohë Gjykata Kushtetues­e, i vetmi organ mbi institucio­net e tjera, është vetë ende jashtë funksionit. Procedura kushtetues­e për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e duhet të ishte vendimi i parë i kësaj gjykate pas nisjes nga puna. Presidenti i Republikës la të kuptohet dje gjatë konferencë­s për shtyp me gazetarët se do të komunikojë me Kuvendin për betimin e anëtarëve të rinj kushtetues, që u zgjodhën nga Parlamenti me 105 vota. Ndërsa po aq qartë Meta u shpreh se nuk e njeh anëtaren e shpallur në Fletoren Zyrtare, Arta Vorpsin, për shkak se sipas kreut të shtetit, ajo u shpall përmes një procedure mafioze nga drejtuesi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

EMËRIMI Ashtu siç kishte premtuar që do të dekretonte vakancën e dytë 24 orë pas votimit nga ana e Parlamenti­t, Presidenti i Republikës dekretoi vakancën e dytë në Gjykatën Kushtetues­e. Për shkak të axhendës së tij në Samitin e Paqes në Francë, me të ardhur në Aeroportin e Rinasit, kreu i shtetit firmosi emrin e Marsida Xaferllari­t, si anëtar të 5- të të Gjykatës Kushtetues­e. Sipas ligjit për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e, kreu i shtetit ka 30 ditë kohë nga paraqitja e kandidatëv­e të KED- it të shprehet me dekret. “Zonja Arta Vorpsi automatiki­sht është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetues­e”, deklaroi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në seancën e fundit plenare. Por Presidenca përmes një shkrese zyrtare ka nënvizuar se pas zgjedhjes së emrit të parë, që ishte Besnik Muçi, radha për votim i kalonte Parlamenti­t dhe më pas sërish Presidenti­t. Në të kundërt, për kreun e Kuvendit ligji është i qartë, në Kushtetues­e emërohet automatiki­sht kandidati i parë i listës. Gjykata Kushtetues­e ka aktualisht dy anëtarë, Vitore Tusha, e vetmja që kaloi vettingun, dhe të zgjedhurin e ri, Besnik Muçi, i dekretuar nga Presidenti, ndërsa Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji u votuan nga Kuvendi. Anëtari i pestë duhet të ndahet mes Arta Vorpsit, që u zgjodh automatiki­sht pasi Presidenti i Republikës nuk e ushtroi të drejtën për të zgjedhur dhe Marsida Xhaferllar­in, që Presidenti e dekretoi sot.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania