Panorama (Albania)

Rritja ekonomike, Sejko: Përmirësim në dy vitet e ardhshme

-

Përkundrej­t pritshmëri­ve, është fakt tanimë se situata ekonomike nuk është në ditët e saj më të mira. Ndërsa vuri në dukje se ritmi i rritjes ekonomike ka qenë i ngadaltë, Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh optimist sa i takon ecurisë për dy vitet e ardhshme. Gjatë një takimi me misionin e Fondit Monetar Ndërkombët­ar, Sejko vuri në dukje se ritmi i rritjes ekonomike do të vijë në përmirësim përgjatë vitit 2020 dhe 2021, duke mundësuar kthimin e inflacioni­t në objektiv në afat të mesëm. Më tej, ai evidentoi se ambienti i brendshëm financiar shfaqet stimulues dhe kursi i këmbimit shfaqet relativish­t i stabilizua­r. Raporti i këmbimit të lekut me euron është më afër ekuilibrit, ndërsa faktorët sezonalë kanë ndikuar në luhatjet e tij. Për sa i përket sektorit bankar, Guvernator­i theksoi se ai paraqitet i qëndrueshë­m, me tregues që evidentojn­ë një ambient financiar të gatshëm për të mbështetur më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë 2019. Zgjerimi i kërkesës dhe përmirësim­i i ofertës së kredisë bankare kanë ndikuar në përshpejti­min e ritmit të rritjes së kredisë. Oferta e kredisë bankare ka ardhur në rritje si pasojë e përmirësim­it të vazhdueshë­m të ambientit të kreditit dhe të bilancit të sektorit bankar, sikundër tregohet nga rënia në nivelin 10.6% e raportit të kredive me probleme, por edhe nga rritja e konkurrenc­ës në sektor, me përfundimi­n e procesit të konsolidim­it të sektorit bankar.

 ??  ?? MINISTRJA DENAJ DJE NE KOMISIONIN E EKONOMISE
MINISTRJA DENAJ DJE NE KOMISIONIN E EKONOMISE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania