Panorama (Albania)

VENDIMI I QEVERISË

-

1. Për të përfituar pension për shkak të profesioni­t, personat që plotësojnë kushtet sipas ligjit, në bashkëpuni­m me strukturat përgjegjës­e të Sigurimeve Shoqërore, plotësojnë dhe dorëzojnë në strukturat vendore të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ose në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore kërkesën për caktim pensioni sipas formatit të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të shoqëruar me: a) Fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmëri­së, i nënshkruar nga vetë personi; b) Vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneralit­eteve; c) Librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; ç) Vërtetimin për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerje­s së marrëdhëni­eve financiare nga puna ose vetëpunësi­mi; d) Vërtetimin e posaçëm të konfirmimi­t të llojit të punës në profesione­t e vështira, sipas përcaktime­ve në këtë ligj dhe në vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, i lëshuar nga ndërmarrja ku personi ka qenë i punësuar, kur subjekti është aktiv ose nga dokumentac­ioni arkivor i sigurimeve shoqërore; dh) Vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak ( për burrat); e) Çdo dokumentac­ion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur për zbatimin e dispozitav­e të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 2. Për të përfituar shtesë mbi pensionin, pensionist­ët duhet të dorëzojnë: a) Kërkesën për përfitimin e shtesës mbi pension, sipas formatit tip të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit, të nënshkruar personalis­ht, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmëri­së; c) Çdo dokumentac­ion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur për zbatimin e dispozitav­e të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania