Panorama (Albania)

Vetingu, konfirmohe­t në detyrë numri 2 i SHÇBA

Adriatik Ago rezultoi i pastër në tri kriteret para KJV

-

Në ndryshim nga seanca e parë e vetingut në Polici, Gardë e SHÇBA, që u mbyll me përjashtim nga detyra, i dyti që doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit është konfirmuar në detyrë. Numri 2 i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka rezultuar i pastër në të tria kriteret. Bëhet fjalë për zv. drejtorin e përgjithsh­ëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Adriatik Ago. Trupa e vlerësimit, që përbëhej nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku dhe Elida Liko, nuk konstatoi probleme gjatë seancës dëgjimore të Agos, që u zhvillua ditën e premte. Trupa e Komisionit theksoi se nga të dhënat që janë mbledhur nga verifikimi i dosjes, Ago ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime që e justifikoj­në atë. Gjatë seancës dëgjimore u tha se subjekti i rivlerësim­it ka bërë deklarim të saktë për 2 apartament­e që zotëron. Po ashtu, ka bërë deklarim të saktë për automjetin tip "Fiat Croma", me vlerë 2500 euro, si dhe deklarim të saktë për apartament­in e dhuruar nga prindërit si pjesë takuese. Deklarim të saktë të burimeve të ligjshme për llogari bankare, ku ka një vlerë prej 1.5 milionë lekësh. Gjithashtu u konstatua se Adriatik Ago ka burime të ligjshme dhe nuk ka fshehje të ardhurash. Nuk ka asnjë çrregullim psikologji­k, që do të cenonte veprimtari­në e punës. Ka formim në Shkollën e Policisë dhe atë të Drejtësisë, të nisur prej vitit ' 70 deri në vitin 1990. Gradat deri në nivelin drejtues i ka fituar në mënyrë të ligjshme. Nuk ka asnjë masë disiplinor­e. Në lidhje me figurën nuk ka të dhëna për procedime penale ndaj subjektit, apo të dhëna për kontakte me të inkriminua­r. Gjithashtu, nuk ka denoncime as nga publiku në ngarkim të tij. Dje, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dha vendimin për Adriatik Agon, duke e konfirmuar në detyrë. I pari që nuk e kaloi përballjen me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, ishte edhe i pari që hapi procesin që u zvarrit për disa muaj. Oltion Shehu, shefi i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nuk arriti të konfirmohe­j në detyrë. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, pasi shqyrtoi raportet, vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Shehu rezultoi i pastër sa i përket integritet­it moral dhe që nuk kishte pasur kontakte me persona të papërshtat­shëm. Por nga ana tjetër, Komisioni konstatoi probleme me pasurinë e tij. Trupa e Vlerësimit, që përbëhej nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj, konstatoi se Oltion Shehu nuk justifikon­te të ardhurat për ndërtimin e një banesë 2- katëshe.

 ??  ??
 ??  ?? Adriatik Ago pas konfirmimi­t në detyrë
Adriatik Ago pas konfirmimi­t në detyrë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania