Panorama (Albania)

KUSHTET NË KONVIKT

-

Por, ky vendim kundërshto­het prej tyre me pretendimi­n se kushtet në ambientet ku do të zhvendosen nuk janë aspak të përshtatsh­me për të jetuar. Bashkia Shkodër ka dërguar një shkresë për të liruar mjediset e konviktit “Safet Spahia” me argumentin se do të bëhet një rikonstruk­sion, por familjet e pastreha nuk e besojnë se do t’i rikthejnë sërish aty.

“Më ka ardhur shkresa e bashkisë për të liruar konviktin ku jemi dhe për të shkuar te konvikti i shkollës ‘ Arben Broci’, por atje nuk ka asnjë kusht sepse i kam parë me sytë e mi se sa keq është. Kushtet janë skandaloze, plot me lagështirë, tualetet pa dyer e dritare, papastërti. Kam hyrë brenda mjediseve të bashkisë me forcë për të takuar kryebashki­aken dhe një ditë më parë e takova dhe më tha të shkoja të nesërmen në orën 9: 00. Të nesërmen nuk më priti. Askush nuk më ktheu përgjigje”, shprehet Ardita Hoxha, një nga personat e pastrehë.

Marjan Thani, një tjetër i pastrehë, thotë se shkresat që kërkohen janë të kota. “Kjo kryetare e bashkisë nuk të kryen asnjë punë, edhe pse e ka për detyrë, aq më tepër për shtresën tonë. Kjo të thotë bëj shkresë për të mbushur letra kot, për të bërë gjoja se po të dëgjojmë e të bëjmë gjoja se po bërtasim, kaq e ka kryebashki­akja dhe kërkon të na nxjerrë jashtë”.

Tushe Kraja, e mbushur me mllef nga gjithë kjo situatë, thotë se për këtë është gati të godasë me grushte drejtorin e Shërbimeve Sociale në Bashkinë Shkodër, Filip Vila, për shkak të sjelljes së tij jonormale. “Ma kanë prishur shtëpinë në vitin 2005 dhe e ndërtova sërish, pastaj përsëri ma prishën në vitin 2017 dhe sërish nuk bëra asnjë reagim. Mua më kanë vrarë vëllanë dhe ato rroba, që do të vijë Policia Bashkiake për t’i nxjerrë nga konvikti ku jam aktualisht, janë të vëllait që ma kanë vrarë dhe unë këtë nuk do ta fal. Unë kam problemet e mia, ndaj i them kryebashki­akes Ademi që të mos më presë në besë, sepse do ta pres edhe unë. I dola përpara drejtorit të Shërbimeve Sociale, Filip Vila, dhe i thashë të mos bëjë atë sjellje që bëri se e godas me grushte dhe s’e kam fare problem. Edhe ata bodigargët të mos i mbajë sepse nuk ia kam frikën aspak, ta dijë mirë këtë gjë”, thotë ajo.

Pavarësish­t shkresës së bashkisë, familjet e pastreha janë të vendosura që të mos dalin nga konvikti. “Nëse vjen Policia, dy duar përmbi kokë janë si njëra palë, ashtu edhe ne. Nuk dalim nga aty dhe flemë në bashki duke protestuar. Marrim plastmasën dhe flemë në bashki e nuk lëvizim derisa të zgjidhet kjo punë”, shprehen ata. Të gjithë janë në gjendje të vështirë, jo vetëm ekonomike, por edhe sociale. Pavarësish­t se atyre u është premtuar ndihmë nga Bashkia Shkodër prej vitesh, asnjë nga premtimet nuk është mbajtur. “Unë u vë flakën rrobave pastaj ta shohin këta të Policisë Bashkiake.

Një nga jetimët që jeton aktualisht në ambientet e konviktit të shkollës “Arben Broci”, ku bashkia kërkon të zhvendosë të pastrehët, tregon se kushtet janë të mjerueshme. “Kushtet janë skandaloze dhe nuk janë siç thotë Voltana Ademi apo Filip Vila. Të vijnë dhe t’i faktojnë se ku janë këto kushte të mira sipas tyre. Me gojë thonë se janë të mira, por realisht janë tejet skandaloze. Duhet të bëjnë për jetimët që jemi ne dhe jo për xhepin e tyre si Filip Vila që ka ndërtuar konviktin e shkollës pyjore si qendër sociale prej sa kohësh, por nuk është hapur ende dhe shkon e hap qendra të tjera duke abuzuar e duke vjedhur. Bukë jo, punë jo, të paktën të na strehojnë siç duhet”, shprehet Spartak Sofia.

Të shohim a do ta gëzojë jetën Voltana Ademi. Ajo të më japë shtëpi mua se nuk ka rrugë tjetër dhe nga aty ku jemi nuk dal, sepse kam shkuar për pak kohë siç më ka premtuar bashkia dhe jo vetëm që nuk ma kanë dhënë akoma shtëpinë, por duan të na nxjerrin edhe nga aty ku jemi. Nuk do i lejojmë”, kërcënon një prej banorëve. Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe i Strehimit në Këshillin Bashkiak i ka dërguar një shkresë Bashkisë Shkodër, duke i kërkuar informacio­n mbi konviktet, banorët dhe godinat e reja sociale. Nga ana e saj, Bashkia Shkodër, me anë të një reagimi ka deklaruar se nuk do të dalin përfundimi­sht nga konvikti “Safet Spahia”, por vetëm gjatë kohës që ky konvikt do t’i nënshtrohe­t një rikonstruk­sioni.

 ??  ??
 ??  ?? KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK
KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania