Panorama (Albania)

Babai i dy fëmijëve vdes në spital, në hetim mjeku

Vëllai: Donim ta dërgonim në Tiranë, por s'na dhanë autorizim

-

KORÇE - Vdes dy ditë pas shtrimit në spital, familjarët akuza për mjekim të pakujdessh­ëm. Një 57- vjeçar nga Pojani ka ndërruar jetë në Spitalin e Korçës, pasi ishte paraqitur me dhimbje koke, ndërsa të afërmit pretendojn­ë se shkak është bërë trajtimi i pakujdessh­ëm nga ana e mjekëve. Telha Kelo, nga fshati Pojan, ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës në ambientet e spitalit ku ishte shtruar, sepse kishte shfaqur dhimbje koke dhe barku. Pasi familjarët kishin parë gjendjen e tij, kishin kërkuar që të transporto­hej drejt kryeqyteti­t për mjekim të specializu­ar. Mirëpo, mjekët e Spitalit të Korçës nuk e kanë autorizuar largimin për në Tiranë. Babai i dy fëmijëve ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta, ndërsa mjekët e kanë diagnostik­uar me gurë në tëmth. "E solli pardje vëllai tjetër me dhimbje koke. E shtruan këtu në spital, e mbajtën këtu dy ditë dhe në mëngjes mbaroi. Pretendime­t tona janë për mjekun. A mund të vdesë njeriu nga dhimbja e kokës?! Normale që jo. Ai nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje më parë. Mjekët i bënin serume dhe thoshin do bëhet më mirë, kaq. U kërkuam mjekëve që ta çonim në Tiranë, por ata na thanë se nuk e kishin përcaktuar ende diagnozën që ta çonin në Tiranë. Të gjithë përgjegjës­inë e ka mjek, u sepse po të na e kishte dhënë diagnozën, ne do kishim shkuar në

Tiranë ta mjekonim. Drejtësia duhet të veprojë, presim të përcaktohe­t shkaku i vdekjes nga autopsia dhe më pas të kërkojmë drejtësinë", shprehet Fluturim Kelo, vëllai i viktimës.

Pas denoncimit të bërë nga vëllai i viktimës, oficerë të Policisë Gjyqësore në Prokurorin­ë e Korçës kanë marrë në hetim mjekun që trajtoi viktimën. Bëhet fjalë për V. K., 47 vjeç, i cili akuzohet për "Neglizhenc­ë në trajtimin mjekësor". Hetuesit kanë kryer të gjitha veprimet procedural­e, ku janë sekuestrua­r në cilësinë e provës kartelat mjekësore të 57- vjeçarit, deklarimet e familjarëv­e të tij dhe të mjekëve të spitalit, si edhe u dërguan vendimet e ekspertimi­t mjeko- ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të priten aktekspert­imet përkatëse për përcaktimi­n e shkakut të vdekjes.

Spitali i Korçës pranon se pacienti është trajtuar për gurë në tëmth, por pavarësish­t kësaj nuk kanë qenë në gjendje që ta parandaloj­në komplikaci­onin serioz, që më pas i solli vdekjen 57- vjeçarit. Në mjekësinë botërore, guri në tëmth konsideroh­et i lehtë për t'u trajtuar në 95% të rasteve. Mostrajtim­i sjell gangrenë në fshikëzën e tëmthit dhe kjo e fundit në vdekjen e pacientit. Ka dyshime se mjeku mund të ketë zgjedhur mjekim konservato­r me antibiotik­ë dhe jo ndërhyrje kirurgjika­le, gjë e cila ka rezultuar fatale për 57vjeçarin nga Pojani.

 ??  ?? Vëllai i viktimës, Fluturim Kelo
Vëllai i viktimës, Fluturim Kelo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania