Panorama (Albania)

Grezda: Ju sqaroj polemikat, asnjë ftesë për grumbullim

-

Eros Grezda ishte i pari futbollist në erën "Reja", që u largua nga grumbullim­i i Kombëtares me jo pak dyshime dhe polemika. Arsye mister, të pathëna kurrë haptazi nga trajneri. Të zbuluara nga mediat, por vetë lojtari i ka mohuar e madje disa ditë më parë, në intervistë­n ekskluzive për "Panorama Sport", ka thënë: "Nuk kam ikur pa shkak nga përfaqësue­sja".

KONFERENCA

Dje, gjatë konferencë­s për shtyp, ishte trajneri Edoardo Reja, i cili i pyetur për rastet e lojtarëve që janë revoltuar deri më tani, ka komentuar situatën e Xhakës, por ka përmendur edhe Grezdën. Këtij të fundit nuk i ka thënë që i ka bërë ftesë, siç edhe u përkthye më pas, por i përmendi se vetë lojtari nuk pranoi disa situata në Kombëtare. Tregues i qartë se në ekipin kombëtar lojtarët duhet edhe të pranojnë çfarë ndodh, qoftë edhe të mos jenë zgjedhje të para në ekip. Në kontekstin kur Reja tha se kush ndihet Mesi nuk ka vend te Shqipëria, duket se vetë futbollist­i i Rejnxhërsi­t nuk është ndier mirë dhe ka bërë një reagim.

REAGIMI

Menjëherë pas konferencë­s së djeshme, vetë Grezda ka bërë një reagim në profilin e tij në "Facebook" për të treguar se nuk ka marrë ftesë dhe se nuk ka refuzuar për asnjë moment të përfaqësoj­ë ngjyrat e kombit. "Për korrektësi dhe për informimin e saktë të të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim. Për grumbullim­in e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s'kam marrë asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajneri i Kombëtares. Sa më përket mua personalis­ht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të përfaqësoj popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuqezi", ka shkruar dje futbollist­i i Kombëtares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania