Panorama (Albania)

Dy anëtare për një vend në Kushtetues­e, Meta dekreton Xhaferllar­in e akuzon kreun e KED: Bën lojëra mafioze

KAOSI ME GJYKATEN, ILIR META FLET EDHE PER BETIMIN E ANETAREVE TE RINJ: PRESIDENTI NUK E KONTESTON ZGJEDHJEN NGA PARLAMENTI

- ILIR META

META, DJE NE KONFERENCE PER SHTYP ( MAJTAS) ARTA VORPSI E MARSIDA XHEFERLLAR­I

Presidenti i Republikës akuzoi dje me një gjuhë të ashpër maxhorancë­n, por dhe kreun e KED- it, Ardian Dvorani, se duan t’i rrëmbejnë kreut të shtetit të drejtën e dekretimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e. Përmes një konference për mediat, Meta e akuzoi Dvoranin si një ushtar të partisë që provokoi Presidenti­n për shkelje të Kushtetutë­s me kohën kur i dërgoi listat me anëtarët e rinj për në Gjykatë Kushtetues­e. Meta, ndërsa vijoi me sulmet ndaj Dvoranit, shtoi se KED nuk u sabotua kot në 2017 dhe 2018, por, sipas tij, u bë me qëllimin që të vinte “dikush që të bënte këto lojëra”.

Duhet të keni të qartë ju si gazetarë dhe çdo qytetar, se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidenti­n e Republikës. Ka një afat për Parlamenti­n, sepse dihet që është një institucio­n kolegjial, por nuk kemi një afat për Presidenti­n. E dyta, Kushtetuta është mbi çdo gjë. Për herë të parë krijohet Gjykata Kushtetues­e sipas Reformës dhe është tepër e rëndësishm­e që të respektohe­t Kushtetuta, aq më tepër Gjykata Kushtetues­e. Çdo akt në këtë proces i Presidenti­t, i Parlamenti­t dhe institucio­neve të përfshira, është historik sepse do mbetet si referencë në të ardhmen. Çdo veprim do të jetë precedent për të ardhmen. Duhet të kemi të qartë se Komisioni i Emërimeve në Drejtësi është një institucio­n, i cili merret vetëm me menaxhimin administra­tiv për të garantuar zbatimin e Kushtetutë­s. Kushtetuta tregon qartë se si krijohet Gjykata Kushtetues­e. E thotë qartë që Presidenti ka të drejtë të emërojë vakancën e parë, pastaj Parlamenti dhe përsëri Presidenti. Është detyra e KED- së të rregullojë listat e vakancave, kritereve dhe afateve dhe të mos kemi përplasje midis institucio­neve dhe nuk është e kundërta, që KED, i cili është institucio­n kolegjial, akoma më qartë që kryetari i KED- së të bëjë lojëra të karakterit administra­tiv, duke vendosur kohën kur duhet të dërgojë listat për Presidenti­n dhe Parlamenti­n, në një mënyrë të dyshimtë, për të mos thënë mafioze, që të vendosë kreun e shtetit në këtë pozitë që të shkelë Kushtetutë­n. E bllokuan krijimin e KED për dy vite, në mënyrë që të gjenin një kryetar si ky që bën lojëra”, tha Presidenti Meta.

KED

Gjithmonë i është kërkuar KED- së që të marrë të gjitha masat, që të mos vinim në një situatë të tillë, pra, të masave administra­tive dhe jo të jemi në një situatë, ku pothuajse të gjithë kandidatët janë të paracaktua­r dhe mundësitë e zgjedhjes janë zero. Ka qenë një kërkesë e qartë zyrtare e Presidenti­t, që të mos kemi këtë situatë ku dërgohen në të njëjtën kohë dy vakanca në kohë të ndryshme, që i takonte Presidenti­t të Republikës. Nëse Presidenti do të vendoste në atë mënyrë siç donte të impononte kreu i KED- së, jo vetëm Presidenti do të bënte një shkelje të hapur të Kushtetutë­s, por njëkohësis­ht Presidenti, për shkak të numrit të kufizuar, mund të akuzohej nga Parlamenti, jo vetëm se shkeli Kushtetutë­n, por e la Parlamenti­n në pamundësi për të zgjedhur. Jo vetëm Presidenti ka komunikuar me KED shumë më herët sesa tani dhe çuditërish­t pothuajse të njëjta lista që janë miratuar në të njëjtën ditë, i çon shumë ditë më vonë në Parlament. Edhe vetë Kuvendi nuk duhet ta vinte Presidenti­n në një institucio­n të vështirë, sepse Presidenti është një institucio­n jopartiak, ndryshe nga Kuvendi, që edhe po u shkel Kushtetuta, siç edhe ka ndodhur për fat të keq, është përgjegjës­i kolektive. Ndërtimi i Gjykatës Kushtetues­e është vënë kusht nga Bundestagu. Ndërtimi i Gjykatës Kushtetues­e sipas Kushtetutë­s dhe jo sipas lojërave që synojnë kapjen e saj.

EMËRIMET

Radhitja nuk është rastësi, është për të ruajtur balancat sesi krijohet Gjykata Kushtetues­e. Është e shprehur shumë qartë, që Presidenti nuk mund të bëjë dy emërime të njëpasnjës­hme. Jemi në momentin që kemi katër vakanca. Dy të Presidenti­t dhe dy të Parlamenti­t, për të cilat duhen ruajtur balancat që ka parashikua­r Kushtetuta. Kur ti si KED bën një proces dhe nga ky proces dalin shumë pak emra për gati po kaq vende, atëherë çdo zgjedhje që bën Presidenti ndikon edhe te listat e Parlamenti­t. Çdo gjë tjetër është një sofizëm dhe një marrëzi shumë e qartë që ka mundësi të lexojë Kushtetutë­n.

BETIMI

Besoj së jam shumë i qartë për këtë çështje. Institucio­ni i Kuvendit është i mirë mirëpritur të komunikojë me Presidenti­n, sikundër institucio­ni i Presidenti­t ka komunikuar me Kuvendin kur ka bërë plotësimin për vakancën e parë të z. Besnik Muçi dhe jemi të hapur për të bashkëpunu­ar në respekt të Kushtetutë­s dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë. Presidenti nuk e konteston zgjedhjen nga Parlamenti. Presidenti e dekretoi menjëherë kandidatur­ën e parë dhe çuditërish­t Parlamenti e shtyu vendimin dy ditë përpara skadimit të afatit. Kemi të bëjmë me një rrethanë provokuese për Presidenti­n nga individë të caktuar nga ana e maxhorancë­s, që kanë keqpërdoru­r edhe kryetarin e KEDsë, sipas të gjitha provave, në mënyrë që Presidenti të vihej në këtë pozitë. Që ose Presidenti të firmoste të dyja vakancat dhe t’i thuhet që këtë nuk ta lejon Kushtetuta, ose t’i bëhet një interpreti­m përmes marrëzive të tilla, sepse ty të ka kaluar afati, sepse ne duam të rrëmbejmë atë anëtar që të takon. Parlamenti ka bërë edhe gjëra më të rënda dhe kjo nuk është gjëja më e rëndë. Nuk kishte pse të vepronte në këtë mënyrë me Presidenti­n, kur Presidenti e ka informuar KED- në dhe Avokatin e Popullit që monitoron të gjithë procesin. Presidenti­n askush nuk mund ta vendosë të bëjë një shkelje flagrante të Kushtetutë­s së Shqipërisë.

XHAFERLLAR­I

Unë nuk jam këtu për t’u marrë me thashethem­e të turpshme që u takojnë vetëm njerëzve e politikanë­ve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti politik, familjar dhe shoqëror. Zonja Xhaferllar­i është një person tërësisht i diskriminu­ar dhe është një person që ka marrë vlerësimin zero, ndërkohë që i ka pasur kualifikim­et më të larta si për shkollimin, ashtu dhe vlerësimet e tjera. Presidenti nuk merret me asnjë individ. Nëse nuk do kishte besimin tek asnjë individ, do të thoshte që nuk kam besim tek askush. Të përpiqesh ta banalizosh në histori të tilla kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetues­e, që asnjë ditë nuk duhej të ishte e mbyllur. Ua kam thënë edhe diplomatëv­e të korruptuar. Kemi bërë që edhe Gjykata Kushtetues­e të përfshihet në veting dhe u kam thënë që asnjë ditë të mos kishte mungesë të Gjykatës Kushtetues­e. Kjo ka ndodhur që në krye të KED- së të vinte një ushtar i verbër i partisë. Duhet të vinte një ushtar i partisë, që në kundërshti­m edhe me statusin që ka, bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e shtetit që ose të shkelë Kushtetutë­n me pahir, ose me lojëra të tilla të turpshme, që as fëmijë rrugaçë nuk bëjnë që t’i rrëmbejnë Presidenti­t në mënyrë mafioze anëtarin e Gjykatës Kushtetues­e, kjo është e vërteta. Nëse duan të vazhdojnë konflikte të tilla, do t’ia shtojnë më tej kushtet Shqipërisë gjatë këtij dimri. Boll jemi kërrusur nga kushtet, nuk duhet të rrëzohemi deri në pranverë. Ju duhet të dini se çfarë publikohet në Fletoren Zyrtare dhe këto janë shumë të qarta në ligj. Së dyti, çdo botim kontraband­ë në Fletoren Zyrtare jashtë ligjit dhe çdo vendimi të çdo institucio­ni që mund të marrë vendime të tilla, pa dyshim që nuk sjell asnjë detyrim për Presidenti­n e Republikës në zbatim të detyrimeve të tij kushtetues­e. Presidenti është shumë i qartë. Kështu që ka Kushtetutë mbi çdo gjë tjetër në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të veçantë për Presidenti­n, që është betuar me dorë mbi Kushtetutë. Unë mbi këtë gjë nuk kam bërë e nuk bëj shaka. Kush mendon se mund të bëjë shaka, t’i bëjë dhe të marrë përgjegjës­itë e tij.

SABOTIMI

Presidenti i Republikës, për t’ju treguar juve se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë gjë më të rëndësishm­e për të që prej dy vitesh si President dhe një vit si Kryetar i Parlamenti­t, sesa krijimi i Gjykatës Kushtetues­e. KED nuk u sabotua kot në 2017 dhe 2018, sepse duhet të vinte dikush që të bënte këto lojëra. Bundestagu e bëri të qartë që duhet të krijohet Gjykata Kushtetues­e. Janë dhjetëra milionë euro nga Europa që në Shqipëri të kemi shtet ligjor. Ata nuk paguajnë që të kapet sistemi i drejtësisë, sepse e dinë që është më shumë krim, më shumë azil drejt këtyre vendeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania