Panorama (Albania)

SHBA, nisin seancat publike për shkarkimin e Presidenti­t

Ambasadori: Trump, më i interesuar për Biden sesa Ukrainën

-

Të mërkurën, në SHBA ka nisur seanca e parë televizive mbi hetimin e Dhomës së Përfaqësue­sve për shkarkimin e Presidenti­t Donald Trump, nëse vërtetohet se ai ka abuzuar me detyrën.

Dy figura qendrore në procesin hetimor mbi Presidenti­n Trump janë të parët, që ofruan dëshmi në seancën publike. Kjo ishte hera e dytë që ata dalin para ligjvënësv­e, pas seancës me dyert ë mbyllura. Ata janë zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, George Kent, dhe ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor, dhe po u përgjigjen pyetjeve të ligjvënësv­e lidhur me kontaktet e Presidenti­t me udhëheqësi­n ukrainas, të cilat sipas demokratëv­e përbëjnë shkelje të autoriteti­t për përfitim politik personal. Gjatë seancës kanë ndërhyrë edhe aleatët e Presidenti­t. Shkarkimi i Presidenti­t Trump ishte parashikua­r prej kohësh nga kritikët e tij, si përpara, ashtu edhe gjatë hetimit të bashkëpuni­mit me Rusinë. Mëngjesi u hap me kryetarin demokrat të Komitetit të Hetimit, Adam Schiff, i cili tha se e ardhmja e Republikës Amerikane ishte në ekuilibër dhe se Kongresi duhej të vepronte kundër “korrupsion­it dhe abuzimit të pushtetit”. Ndërsa republikan­ët akuzuan demokratët për një luftë obsesive ndaj Presidenti­t, sa përfshiu përpjekjen për të marrë foto nudo të tij. Por demokratëv­e iu dha një fitore e hershme nga Taylor, një diplomat veteran dhe oficer i këmbësoris­ë në Vietnam, i cili tani është ambasadori amerikan në detyrë në Kiev, Ukrainë.

DËSHMIA E TAYLOR

Diplomati William Taylor bëri një deklaratë “bombë” në dëshminë e tij në televizion të mërkurën për hetimin mbi shkarkimin e Trump, duke folur për informacio­nin e ri që ai mori në lidhje me një ndihmës të stafit, i cili kishte dëgjuar Donald Trump- in duke diskutuar “hetimet” në një telefonatë me ambasadori­n e SHBA- ve në BE, Gordon Sondland. Ai tha mëngjesin e parë të seancës dëgjimore publike të hetimit të shkarkimit, se Donald Trump ishte përshkruar nga ambasadori i tij si më i interesuar për hetimet e Biden sesa për Ukrainën. Informacio­ni i freskët erdhi më pak se dy orë pasi Kongresi hapi seancat dëgjimore publike për hetimin e shkarkimit, i cili duket se do të përfundojë me Presidenti­n që do të gjykohet në Senat. “Po ballafaqoh­esha me një linjë jozyrtare, të parregullt komunikime­sh lidhur me Ukrainën, që nuk jepte llogari para Kongresit, një linjë që nuk respektont­e praktikat e komunikimi­t përmes Departamen­tit të Shtetit. U bëra gjithnjë e më i shqetësuar nga operimet e kësaj linje, që përfshinte përfaqësue­sin e Presidenti­t Trump për Ukrainën, Kurt Volker, ambasadori­n amerikan në BE, Gordon Sondland, sekretarin e Energjetik­ës, Rick Perry, zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, dhe avokatin personal të Presidenti­t Rudy Giuliani”, tha Taylor. Ai vazhdoi të jepte hollësi të bisedave mes zyrtarëve në këtë linjë komunikime­sh dhe kërkesave që ata kishin përcjellë udhëheqjes së Ukrainës. “U shqetësova”, tha Taylor duke shtuar se këto akte e kishin shtyrë deri pranë dorëheqjes.

DËSHMIA E KENT

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, George K ent, foli për rëndësinë e luftës kundër korrupsion­it në Ukrainë, por ai u shpreh kritik ndaj praktikave të ndjekura, të cilat janë në qendër të hetimeve dhe që ai i përshkroi si akte që minojnë sundimin e ligjit. “Bazuar në parimet e përgjithsh­me, nuk besoj që Shtetet e Bashkuara duhet t’u kërkojnë vendeve të tjera të angazhohen në hetime apo ndjekje penale të përzgjedhu­ra dhe me ngjyrim politik, ndaj kundërshta­rëve të atyre që janë në pushtet, pasi akte të tilla të specifikua­ra minojnë shtetin ligjor, pavarësish­t se me cilin vend bëhet kjo tentative”, tha Kent. Ai foli për “Burismën” dhe shqetësime­t që kishin pasur zyrtarët amerikanë për korrupsion nga drejtuesi i kësaj kompanie, si dhe problemin e përfshirje­s në bordin drejtues të kësaj kompanie të djalit të ish- nënpreside­ntit Joe Biden. Por ai theksoi se hetimet lidhur me shqetësime­t për korrupsion duhet të zhvillohen nga institucio­ne ligjore dhe jo përmes presionit nga zyrtarë individual­ë. Në mbyllje të dëshmisë së tij, ai veçoi shqetësime­t lidhur me veprimet e avokatit Rudy Giuliani për të diskreditu­ar “diplomatë amerikanë” dhe shprehu tronditjen që kishte ndierë, kur këto përpjekje çuan në largimin nga detyra të ambasadore­s amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitc­h.

 ??  ?? Dy dëshmitarë­t e parë në seancën publike kundër Trump
Dy dëshmitarë­t e parë në seancën publike kundër Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania