Panorama (Albania)

Përmbytje “apokalipti­ke” në Venecia, qyteti pëson dëme të pariparues­hme

-

Kryetari i Bashkisë së Venecias tha se qyteti ka pësuar dëmtime në qindra miliona euro vlerë pas përmbytjev­e “apokalipti­ke”, për të cilat ai fajësoi ndryshimet klimatike. Bazilika historike e Shën Markut në këtë qytet ka “pësuar dëme të pariparues­hme, veçanërish­t në pjesën e poshtme të mozaikëve dhe pllakave”, tha kryepeshko­pi i Venecias, Francesco Moraglia, në një konferencë për mediat. Kjo ishte hera e gjashtë në 1200 vjet që kjo ndërtesë përmbytet, ndërsa Sheshi i Shën Markut ngjitur me të u zhyt në më shumë se tri metra ujë gjatë të martës, aq thellë sa dikush madje notoi nëpër të. Kryebashki­aku Luigi Brugnaro tha se përmbytjet ishin “rezultat i ndryshimit të klimës” dhe paralajmër­oi për dëme të rënda, pasi batica arriti në afro 1.9 metra, e dyta më e larta në historinë e qytetit, pas rekordit të 2 metrave të vitit 1966. Qytetarët e Venecias kanë shprehur revoltim në lidhje me një çështje korrupsion­i, që ka shkaktuar vonesa për ndërtimin e barrierës së planifikua­r prej 16 vitesh për të mbrojtur qytetin nga përmbytjet. Një burrë 70 vjeç ka humbur jetën, pasi e ka zënë korrenti kur uji ka mbushur shtëpinë e tij. Po ashtu është raportuar edhe për një viktimë të dytë. Alarmi i përmbytjes u dëgjua edhe gjatë së mërkurës për të sinjalizua­r se vala po rritet përsëri, pasi u tërhoq disi gjatë orëve të para të mëngjesit. Reshjet e mëdha të shiut në të gjithë Italinë, të kombinuara me baticat e larta që u shtynë në Venecia nga erërat jugore, sollën kaos në një qytet të ndërtuar në kanale. Kryebashki­aku kërkoi që një projekt për të mbrojtur qytetin me instalimin e pengesave, “duhet të përfundojë shpejt”. Plani i ashtuquajt­ur “Moisiu” përfshin 78 porta të lëvizshme nën det, që mund të ngrihen për të mbrojtur lagunën e Venecias gjatë baticave të larta. Projekti filloi në vitin 2003, por është dëmtuar dhe vonuar nga korrupsion­i e rritja e kostove dhe nuk ka ndonjë datë përfundimi.

 ??  ?? Sheshi Shën Marku i përmbytur, me dëme të pariparues­hme në Bazilikën e Shën Markut
Sheshi Shën Marku i përmbytur, me dëme të pariparues­hme në Bazilikën e Shën Markut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania