Panorama (Albania)

Ambasadori italian: T'i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias

-

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, ka komentuar përplasjen e fundit mes Parlamenti­t dhe Presidenti­t për të zgjedhur një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e. Sipas tij, për zgjidhjen e këtij ngërçi, duhet të merret mendimi i Komisionit të Venecias, ndërsa ka shtuar se Gjykata Kushtetues­e duhet të ngrihet sa më parë. "Duhet të jetë në funksion sa më të shpejtë, dhe në bazë të ligjit dhe procedurav­e. Ka një debat për kompetenca­t, por që duhet të bashkëpuno­jnë për një zgjidhje që të jetë e mirëpritur. T'i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishm­e të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë Gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejt. E rëndësishm­e është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal", deklaroi ambasadori Cutillo. Më tej, ai kërkoi më shumë bashkëpuni­m mes Shqipërisë dhe vendit që ai përfaqëson sa i përket luftës kundër krimit të organizuar. "Sekuestrim­et e pasurive të krimit janë efikase dhe shpresoj të bëhen edhe në Shqipëri. Është shumë e rëndësishm­e që Shqipëria dhe Italia të bashkëpuno­jnë së bashku në lidhje me këtë. Nuk i njoh zhvillimet e fundit për Kushtetues­en, por unë them se është thelbësore për shumë vende edhe në Shqipëri", tha Cutillo. Që prej datës 8 nëntor, kur sipas maxhorancë­s Presidenti­t i skadoi afati për të zgjedhur anëtarin e dytë të

Gjykatës Kushtetues­e, ka nisur një debat mes Presidenti­t dhe Parlamenti­t për radhën e zgjedhjes së anëtarëve. Ditën e hënë, Parlamenti zgjodhi dy anëtarët e tij në një ditë, ndërkohë që sipas kreut të shtetit procedura në Kushtetutë e përcakton që për të plotësuar Gjykatën Kushtetues­e, radha e zgjedhjes është Presidencë, Parlament Gjykatë e Lartë. Kjo radhë përsëritet tri herë derisa të plotësohen vakancat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania