Panorama (Albania)

"ANTIMAFIA"

- ETLEVA DELIA

Në një ditë kur u emëruan prokurorët e SPAK- ut, Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi një paketë të re ligjore, që sipas tij synon të godasë më fort krimin e organizuar.

Një projektlig­j që duket thuajse i ngjashëm me ligjin "Antimafia" dhe thuajse ka të njëjtën fushë veprimi me "Forcën e Ligjit". Por ajo që të bie në sy është fuqizimi i Policisë, që sipas draftit të bërë publik dje, duket se merr kompetenca­t e Prokuroris­ë. Nga ana tjetër forcohet edhe roli i drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, i cili në rastet e përgjimeve apo kontrollev­e, sipas këtij projektlig­ji, përcakton procedurat standarde të punës. Në një kohë kur pritet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila parashikoh­et të jetë një strukturë krejt e pavarur nga Policia e Shtetit dhe që do funksionoj­ë paralelish­t me SPAK, O. P. Gj. e Policisë fuqizohen nga ky draft që pritet të diskutohet. Ligji që Kryeminist­ri Rama e prezantoi dje me emrin "Anti- KÇK", parashikon që Policia mund të sekuestroj­ë të gjitha pasuritë e personave që dyshohet se i kanë vënë në rrugë të jashtëligj­shme. Drafti "Për parandalim­in, ndjekjen dhe marrjen e masave ndaj krimit të organizuar, terrorizmi­t dhe krimeve të rënda", parashikon të aplikohet mbi persona ndaj të cilëve është dhënë një vendim Gjykate për krime të rënda apo që nuk justifikoj­në standardin e jetesës së tyre me aktiviteti­n që kanë. SUBJEKTET E LIGJIT Në nenin 5 të këtij drafti, përcaktohe­n subjektet e masave dhe procedurav­e, të cilat parashikoh­en në këtë ligj, që janë të gjithë ata për të cilët: ka dyshime se janë të përfshirë në aktivitete me objekt krimin e organizuar, krimet e rënda dhe terrorizmi­n; ka dyshime se standardi i jetesës nuk është i justifikua­r nga burime të ligjshme, por nga të ardhura të veprimtari­së së krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmi­t; janë dënuar me vendim të formës së prerë në Republikën e Shqipërisë për vepra penale, sipas dispozitës së nenit 3; janë dënuar me vendim të formës së prerë në një shtet të huaj për vepra penale sipas dispozitës së nenit 3 apo të ngjashme me to, sipas legjislaci­onit të huaj. Personave të cilët kanë rekorde të mëparshme kriminale dhe për të cilët ka dyshime se me veprimet ose mosveprime­t e tyre kanë për qëllim cenimin e sigurisë publike dhe kombëtare, sipas dispozitës së

Ligji "Antimafia" është një tjetër përpjekje e qeverive shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, që rregullon kuadrin ligjor për sekuestrim­in e pasurive të personave të dënuar dhe të përfshirë në krimin e organizuar. Ky ligj parashikon vënien nën sekuestro të pasurive, të cilat nuk arrihen të justifikoh­en nga personat që i posedojnë. "Qëllimi i këtij ligji është parandalim­i dhe goditja ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit përmes konfiskimi­t të pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifik­uar ekonomik, si rezultat i veprimtari­së së dyshuar kriminale", parashikoh­et në ligjin "Antimafia". nenit 3. Subjektet juridike për të cilët ka dyshime se ndihmojnë, përfitojnë ose financojnë në veprimtari­në e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmi­t.

HETIMET PASURORE Në nenin 17 të draftit që

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania