Panorama (Albania)

"FORCA E LIGJIT"

-

Nisma Anti- KÇK nuk është e para në llojin e saj e ndërmarrë nga qeveria aktuale, pasi më herët është krijuar Task Forca Speciale kundër krimit të organizuar e quajtur "Forca e Ligjit". Kjo njësi, përbëhet nga përfaqësue­s të disa institucio­neve përkatësis­ht nga: Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. Edhe krijimi i kësaj njësie u prezantua fillimisht nga Kryeminist­ri Edi Rama, e më pas në një konferencë ku morën pjesë edhe ambasadorë të huaj të cilët shprehën mbështetje­n për këtë njësi, të ngjashme me atë të sotmen, KÇK. bën fjalë për hetimet pasurore, përcaktohe­t se: Ndaj pasurive të subjekteve sipas nenit 14, mund të procedohet hetimi nga Policia e Shtetit dhe BKH mbi standardin e jetesës për të cilin ka dyshime se nuk justifikoh­et nga të ardhurat e ligjshme, por nga veprimtari të aktiviteti­t të krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmi­t, me qëllim identifiki­min e burimit të të ardhurave; Ndaj subjekteve, të cilat janë poseduese licencash apo autorizime­sh, subjekte të regjistrua­ra në regjistrat profesiona­lë dhe publikë, nëse përfitojnë nga kontribute­t dhe fondet publike/ prokurime/ PPP apo kredi të subvencion­uara; Hetimet do të kenë objekt edhe bashkëshor­tin, fëmijët dhe bashkëjetu­esit e 5 viteve të fundit, si dhe ndaj të gjithë personave juridikë, me të cilët pasuria e subjekteve të hetimit ka lidhje të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë; Për të gjithë subjektet e hetimit sipas këtij kreu, Policia e Shtetit mund të kryejë hetime dhe të kërkojë vënien në dispozicio­n të çdo informacio­ni dhe dokumenti që vlerësohet i dobishëm për qëllimet e hetimit, nga të gjitha institucio­net publike dhe private pa përjashtim; Për qëllime të hetimit, sipas pikës 4 të këtij neni, të gjitha institucio­net publike dhe private që ushtrojnë veprimtari­në në territorin e Republikës së Shqipërisë, do t'i sigurojnë strukturav­e të Policisë së Shtetit: Akses për strukturat e Policisë në kompanitë telefonike për identifiki­min në kohë reale të subjektit/ numrit të telefonit apo lokalizimi­n e antenave loguese të dy komunikues­ve, si dhe krijimin e mundësive të identifiki­mit të përdoruesi­t fundor të internetit. Akses për strukturat e Policisë në data base e regjistra elektronik­e të institucio­neve shtetërore dhe subjekteve private; Në varësi të autorizimi­t të prokurorit/ gjykatësit, oficerët e Policisë së Shtetit mund të procedojnë me sekuestrim­in e çdo prove/ dokumenti, sipas pikës 4 të këtij neni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania