Panorama (Albania)

KANDIDATËT E SPAK

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë emëroi 8 prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, që do të nisin punën më 19 dhjetor.

Deri në betimin e tyre para Presidenti­t, administra­ta e Krimeve të Rënda do të merret me dosjet, llogaritje­n dhe kalimin e tyre prokuroriv­e të tjera. Gjatë mbledhjes djeshme, Këshilli hapi garën edhe për drejtues të SPAK- ut, që do të jetë një prej 8 prokurorëv­e të emëruar. "Mandati i prokurorëv­e specialë fillon ditën kur bëhet ceremonia e betimit përpara Presidenti­t të Republikës. Data e betimit i njoftohet edhe Këshillit dhe përfshihet në dosjen personale", njoftoi KLP- ja. Ndërkohë, gara për Kryeprokur­or të SPAK- ut do të jetë hapur për një afat prej 15 ditësh, ku pritet shprehja e interesit. "Komisioni i Posaçëm për SPAK nis sot një kërkesë për shprehje interesi për pozicionin e drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme. Gara është e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh", njoftoi Këshilli. ZGJEDHJA E DREJTUESIT Për 15 ditë, KLP- ja do të presë kandidatur­at për drejtimin e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion dhe më pas do të vlerësojë dhe do të zgjedhë një prej tyre. Duke iu referuar rregullore­s, kreu i SPAK- ut do të zgjidhet në bazë të eksperienc­ës në ndjekjen e çështjeve sensitive, aftësia në organizimi­n dhe drejtimin e një strukture; eksperienc­a në çështje me ndjeshmëri të lartë publik, ku është dashur edhe bashkëpuni­mi me median; vizioni dhe plani që do ndjekin për krijimin e Prokuroris­ë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë.

KOMPETENCA­T Duke iu referuar ligjit për krijimin e SPAK- ut, kompetenca­t e Gjykatave dhe Prokuroriv­e të posaçme kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsion­in në nivele të larta dhe jo vetëm. SPAK do të hetojë çdo vepër penale të kryer nga grupi i strukturua­r kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, si dhe korrupsion­in. Do të hetojë akuzat penale kundër Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësmi­nistrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe drejtuesve të institucio­neve qen

Vetëm 8 nga 15 kandidatë të lejuar për të qenë pjesë e Prokuroris­ë së Posaçme ia dolën të emëroheshi­n. Dy prej tyre nuk ishin më pjesë e garës në momentin e emërimit, Besnik Muçi është ish- anëtar i Kushtetues­es dhe Ndini Tavani, i shkarkuar nga vetingu. Prokurorja Manjola Kajana kaloi Shkallën e Parë dhe është ankimuar nga Komisioner­i. Prokurorja Anita Jella aktualisht është në proces rivlerësim­i. Ndërsa 3 prokurorët Anton Martini, Elisabeta Imeraj dhe Doloreza Musabelliu janë në një fazë të hershme të rivlerësim­it. drore ose të pavarura të përcaktuar­a në Kushtetutë ose në ligj. Do hetojë gjithashtu, edhe akuzat penale kundër ish- funksionar­ëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas ligjit për SPAK, Gjykata kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar dhe Prokuroria e Posaçme kanë gjithashtu kompetencë për të shqyrtuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çdo vepër penale tjetër, e cila është e lidhur ngushtë me hetimin apo çështjen penale brenda kompetenca­ve të parashikua­ra në ligj.

REAGIMI Partia Demokratik­e, me anë të sekretarit të përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, përshëndet­i e para emërimin e 8 prokurorëv­e, duke thënë se kjo ishte mënyra e duhur për të ndëshkuar të fortët dhe të korruptuar­it. "Krijimi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, e njohur gjerësisht si SPAK, është mekanizmi i duhur kushtetues për të përmbushur një nga kërkesat kyçe të shqiptarëv­e dhe të partnerëve të huaj për t'i dhënë fund pandëshkue­shmërisë së të fortëve, promovuesv­e të tyre në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar. Pas vendimit të sotëm të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Partia Demokratik­e përshëndet ngritjen e SPAK- ut dhe mbështet funksionim­in e pavarur të kësaj strukture", shkruhet në deklaratën e PD- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania