Panorama (Albania)

“Klientët na i gjente Zogu”, njëra nga vajzat zbulon skemën e prostituci­onit

"Zogu i Tiranës" shfajësohe­t në Polici: Nuk ishin qëllim paratë, vajzat bënin gjithçka me dëshirën e tyr e

- Hermes Nikaj

"Klientët i gjente Zogu", kështu mësohet të ketë deklaruar në Policinë e Tiranës njëra nga vajzat që u procedua në gjendje të lirë dy ditë më parë, e akuzuar për prostituci­on.

Në këtë formë, vajza që ka përmendur me emër personat që e paguanin për favore seksuale, ka hedhur poshtë "shfajësimi­n" që ka bërë në Polici Hermes Nikaj, apo i njohur si "Zogu i Tiranës". Ky i fundit ka deklaruar se nuk bëhej fjalë për klientë, apo diçka të organizuar, pasi sipas tij, gjithçka ndodhte me dëshirën e vajzave dhe nuk ishin si qëllim paratë. Megjithatë, sipas hetimeve të kryera nga Policia, rezulton se, ndonëse "qëllimi" nuk ishin paratë, vajzat që shfrytëzoh­eshin për prostituci­on merrnin shuma të konsiderue­shme parash. Bëhet fjalë për vlera që shkojnë nga 500 deri në 700 euro. Ndërsa pronarja e qendrës estetike, A. B., përfitonte 50 euro nga çdo klient. "Shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike, fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostituci­on, duke i dërguar në banesa ose hotele, sipas kërkesave të klientëve, kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 euro nata", konfirmoi Policia. Burimet thanë se vajzat që shfrytëzoh­eshin për prostituci­on lëviznin me taksi ose me makinat e klientëve. Takimet i linin zakonisht gjatë fundjavës. Gjatë hetimeve proaktive afro 1- vjeçare të Policisë, ka rezultuar se grupi përdorte edhe kode, që i përdornin me njëri- tjetrin për t'u kuptuar për këtë veprimtari të paligjshme. "Bëhu gati, kam gjetur një të mirë" ose "Bingo, na doli fati", janë dy prej kodeve të përdorura. Mësohet se prostituci­on ushtrohej edhe në disa nga lokale të natës në kryeqytet, por vajzat shfrytëzoh­eshin edhe si eskorta, nga personazhe­t VIP.

ARRESTIMI Policia e Tiranës njoftoi të dielën arrestimin e personazhi­t të njohur të medias, Hermes Nikajt, dhe 3 personave të tjerë të përfshirë në aktiviteti­n kriminal të shfrytëzim­it të prostituci­onit dhe ushtrimit të prostituci­onit. Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Tiranës ka bërë të mundur shkatërrim­in e këtij rrjeti, i cili menaxhohej nga drejtuesja e një qendre estetike dhe Hermes Nikaj, të dy të vënë në pranga me finalizimi­n e operacioni­t të koduar "Radha jote". Në gjendje të lirë u proceduan edhe dy vajza 20 dhe 32 vjeç, që kanë ushtruar prostituci­on. "Finalizohe­t operacioni ' YOUR TURN', për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e shfrytëzim­it për prostituci­on. Operacioni është kryer nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpuni­m dhe me Seksionin e Operacione­ve Speciale në DVP Tiranë. Janë vënë në pranga 4 shtetas, si dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetase", njoftoi Policia.

HETIMET Duke iu referuar burimeve, mësohet se Policia në drejtimin e Prokuroris­ë, ka mbajtur Nikajn, të njohur edhe si "Zogu i Tiranës" dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, nën përgjim telefonik dhe ambiental. Arrestimi i Nikajt dhe 47vjeçarit nga Kurbini u bë në një hotel në autostradë­n Tiranë- Durrës. Ata akuzohen se

PERSONA

u arrestuan të dielën për "Shfrytëzim prostituci­oni" dhe "Prostituci­on", ndërsa dy vajza u proceduan në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ushtronin prostituci­on për llogari të rrjetit të ngritur nga "Zogu i Tiranës" dhe pronarja e një qendre estetike kanë ushtruar prostituci­on. "Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacione­ve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1- vjeçar me metoda proaktive, ka finalizuar me sukses operacioni­n ' YOUR TURN', duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzim­it dhe

EURO

përfitonin vajzat që shfrytëzoh­eshin për prostituci­on, nga klientët që u siguronte "Zogu i Tiranës" dhe pronarja e qendrës së estetikës, e cila nga çdo klient që u gjente vajza, përfitonte edhe vetë nga 50 euro. ushtrimit të prostituci­onit. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradë­n Tiranë- Durrës janë arrestuar në flagrancë gjatë operacioni­t ' YOUR TURN", shtetasit: H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ' Shfrytëzim­it të prostituci­onit' dhe ' Prostituci­onit', A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras- Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ' Prostituci­onit'", njoftoi Policia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania