Panorama (Albania)

Nga Vlora me qira në Durrës, dy vlonjatët vjedhin studentët

-

DURRES - U hynë me thikë studentëve për t'i grabitur, autorët dy të rinj nga Vlora. Tre studentë të universite­tit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, që jetonin me qira në një shtëpi në Lagjen 15, kanë përjetuar momente tmerri, ndërsa në banesë iu futën dy të rinj për t'i grabitur. Ngjarja është regjistrua­r gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës në Lagjen 15 të qytetit bregdetar, e njohur ndryshe si zona e Spitallës. Sipas tyre, dy persona të maskuar, që në dorë mbanin thika, u futën me dhunë në ambientet e brendshme të shtëpisë, duke i kërcënuar. "Në një banesë në Lagjen nr. 15, Durrës, në të cilën banonin me qira tre studentë, rreth orës 04: 00 të mëngjesit, kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro. Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhersh­ëm të Policisë dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretish­t S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes. Si rezultat i veprimeve të para të kryera nga specialist­ët për hetimin e krimit në Komisariat­in e

EURO si dhe disa portofola të vjedhur janë sekuestrua­r pas arrestimit të një prej autorëve. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua­n 4 telefona dhe dy çanta dore. I arrestuari S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, rezulton me precedentë penalë në fushën e vjedhjes.

Policisë Durrës, u bë i mundur identifiki­mi i autorit tjetër, S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij", tha Policia. Autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën se studentët ishin miqësuar me dy autorët, duke qenë se jetonin në të njëjtin pallat, por pa ditur se ishin shënjestra e tyre e radhës. Dy autorët kishin vënë maska, por njëri prej studentëve kishte arritur t'i njihte. "Sipas dëshmisë së studentëve, ata kanë pasur njohje pasi jetonin në të njëjtin pallat. Ne mendojmë se autorët kanë pasur dijeni që studentët kishin disa para ndaj edhe organizuan sulmin. Por, për fatin e keq të tyre, njëri prej studentëve ka mundur t'i identifiko­jë duke lajmëruar menjëherë Policinë. Ne vepruam menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, ndërkohë kemi identifiku­ar edhe bashkëpunë­torin e tij", thanë burime nga grupi i hetimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 4 telefona, dy çanta dore dhe një sasi parash. l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania