Panorama (Albania)

Gjyqtarit i djegin makinën gjatë natës, Ymeri: S'trembem

Anëtari i Gjykatës së Shkallës së Parë s'ka kaluar ende vetingun

- SHKODER/

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Makina e gjyqtarit Andri Ymeri është djegur nga dy persona.

Ka qenë ora 23: 20 e së dielës kur papritur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor i janë afruar mjetit tip "Benz" në pronësi të gjyqtarit. Pasi e kanë spërkatur me benzinë makinën e parkuar pranë kishës françeskan­e, më pas i kanë vënë zjarrin. Në pamjet e siguruara nga Policia, dy autorët, pasi sigurohen se mjeti mori flakë dhe po digjej, janë larguar me shpejtësi në drejtim të Gjuhadolit andej edhe nga kanë ardhur. Menjëherë pas zjarrit të përhapur me shpejtësi, janë lajmëruar efektivët zjarrfikës, të cilët kanë mbërritur në vendngjarj­e duke tentuar të shuajnë flakët. Nga zjarri në mjetin e gjyqtarit është kapur nga flakët edhe një makinë tjetër që ndodhej ngjitur me të. Të dyja mjetet janë shkrumbuar plotësisht në të gjitha pjesët.

Efektivët e zjarrfikës­ve kanë shuar flakët aq sa kanë mundur te dy makinat e djegura. Pas verifikimi­t nga Policia se djegia është e qëllimshme dhe se mjeti është i gjyqtarit Andri Ymeri, në vendngjarj­e kanë mbërritur edhe forca të shumta policie, por edhe vetë gjyqtari. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur për të identifiku­ar autorët e më pas për të bërë të mundur kapjen e tyre. Deri më tani, efektivët nuk kanë arritur që të bien në gjurmët e autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi, por edhe është e vështirë për t'i identifiku­ar, për shkak të skafandrës që kanë në kokë dhe veshjes me rroba të zeza. Forcat e Policisë dyshojnë se ngjarja e djegies së makinës së gjyqtarit lidhet me detyrën e tij dhe kanë dyshime se është një mesazh në adresë të gjyqtarit të Shkallës së Parë në Shkodër. Vetë gjyqtari Ymeri ka mohuar që të ketë ndonjë konflikt me ndokënd. Mjeti tip "Benz" kishte disa ditë i parkuar afër kishës françeskan­e në Shkodër dhe dyshohet se autorët mund të kenë vëzhguar gjatë këtyre ditëve, derisa kanë arritur ta djegin. Vetë gjyqtari është denoncuar dy herë për ryshfet, ndërsa një herë tjetër ka qenë nën hetim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, çështje të cilat i ka mbyllur dhe vijon normalisht punën, ndërsa ende nuk ka kaluar procesin e vetingut.

 ??  ?? Zjarrfikës­it duke shuar zjarrin në dy makinat
Zjarrfikës­it duke shuar zjarrin në dy makinat
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania