Panorama (Albania)

Pensionet me KEMP, ndryshon skema për caktimin e pagesës

Manastirli­u: Ata në gjendje më të rëndë, përfitojnë më shumë

- TIRANE

Hiqet pagesa fikse për personat me aftësi të kufizuar, duke u zëvendësua­r me pagesën e përshkallë­zua, r në varësi të gjendjes shëndetëso­re.

Kështu, me reformën e ndërmarrë, një ndër pikat në të cilën është vënë dorë, është edhe ajo për caktimin e masës së përfitimit, duke e kushtëzuar këtë të fundit me gjendjen shëndetëso­re.

SKEMA Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, tha dje se ai që është në gjendje më të rëndë, do të përfitojë më tepër nga pagesa që shteti jep për aftësinë e kufizuar. Ndryshimet do të nisin prej 1 dhjetorit, fillimisht në kryeqytet. Prej kësaj date, në gjithë Qarkun e Tiranës, do të ketë edhe një sistem të ri vlerësimi, që sipas ministres do të garantojë transparen­cë maksimale në përcaktimi­n e aftësisë për punë, apo siç njihet nga të gjithë si KEMPI, në mënyrë që pagesat e aftësisë së kufizuar të shkojnë për qytetarët që kanë vërtet nevojë. Jo vetëm kaq, në emër të transparen­cës, çdo intervistë do të jetë e regjistrua­r përmes kamerave që do të instalohen në të gjitha pikat ku janë ngritur komisionet multidisip­linore të vlerësimit të PAK. "Nga data 1 dhjetor nis një vlerësim i ri i aftësisë së kufizuar në të gjithë Qarkun Tiranë, i cili parashikon vlerësimin e gjendjes së personit me aftësi të kufizuar, sipas shkallës së rëndesës, në mënyrë që ai person që është në gjendje më të rëndë, të përfitojë më shumë nga pagesa që jep shteti për aftësinë e kufizuar. Në këtë vlerësim të ri, për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar transparen­cë, do të vendoset një sistem survejimi me kamera në intervista­t e qytetarëve, të cilat do të jenë subjekt monitorimi dhe vlerësimi në çdo kohë", u shpreh Manastirli­u gjatë vizitës në pikën e hapur te Dispanseri­a. Me vlerësimin e ri biopsiko- social dhe hapjen e 6 komisionev­e brenda qendrave shëndetëso­re, qëllimi është të krijohen më shumë lehtësi për qytetarët që deri më sot grupoheshi­n në një komision të vetëm. "Me hapjen e gjashtë pikave, me 6 komisione vlerësimi, kemi reduktuar sorollatje­t dhe kemi shkurtuar në maksimum kohën e aplikimeve. Dhe jo vetëm kaq, por me sistemin e ri të vlerësimit, evitohet shtrimi i detyruar në spital për të marrë fletët e drejtimit", tha Manastirli­u.

MILIARDË

lekë ose rreth 160 milionë dollarë është fondi i vënë në dispozicio­n për personat me aftësi të kufizuar për vitin e ardhshëm. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, janë rreth 166 mijë persona që përfitojnë

NDRYSHIMET Gjatë inspektimi­t në Dispanseri­në në Tiranë, ministrja u ndal edhe në disa nga risitë që reforma e re e aftësisë së kufizuar sjell. "Kemi hequr kriterin e mospërfshi­rjes në vlerësim, të fëmijëve të grupmoshës 0- 2 vjeç, pra, sot në Tiranë do të përfshihen të gjithë fëmijët nga mosha 0- 18 vjeç. Kemi hequr kufizimin e pagesës prej 75% për fëmijët, i kemi kthyer këto pagesa në 100%, duke shmangur kështu diferencim­in për shkak të moshës si dhe duke pasur parasysh që rreth 27% e përfituesv­e janë fëmijë 0- 18 vjeç. Një tjetër risi e kësaj reforme është futja e konceptit të ndihmësit personal, i cili do të ofrojë asistencën për kujdesin personal për personin me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, hoqëm kufizimin ligjor të ndërprerje­s së pagesës së aftësisë së kufizuar pas periudhës 4vjeçare të punësimit", tha Manastirli­u. Me buxhetin e ri 2020, pagesat e aftësisë së kufizuar do të financohen me 16.6 miliardë lekë, nga të cilat përfitojnë rreth 166 mijë persona.

 ??  ?? Manastirli­u, dje te Dispanceri­a
Manastirli­u, dje te Dispanceri­a

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania