Panorama (Albania)

SI REAGUAN TREGJET

-

Turqia po teston një komponent të sistemit të saj të sapoblerë të mbrojtjes ajrore ruse, duke rrezikuar përshkallë­zimin e mosmarrëve­shjes me SHBA dhe sanksionet e mundshme. Sipas agjencisë “Bloomberg”, një zyrtar turk i Mbrojtjes është shprehur se avionët ushtarakë do të përdoren në Ankara të hënën dhe të martën gjatë testimit të pajisjeve të detektimit me radarin e sistemit S400. Vendimi vjen pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan i ka komunikuar Presidenti­t Donald Trump, gjatë një takimi këtë muaj, se Turqia nuk do të hiqte dorë nga vendosja e sistemeve ruse të mbrojtjes, duke rrezikuar ndëshkimet e folura në Kongres. Të dy aleatët e NATOs kanë qenë duke diskutuar mbi

Tregjet kanë reaguar ndaj Turqisë gjatë ditës së hënë, me nisjen e testimit të sistemit rus të mbrojtjes, S- 400. Monedha turke, lira, ka pësuar lëkundje të ndjeshme në tregje pas lajmeve të së hënës. Valuta ra në 0.5 për qind dhe u tregtua me 0.4 për qind më ulët, në 5.7339 për dollar pas mesditës së të hënës, në Stamboll. Të ardhurat në notat e treguesve dyvjeçarë të Turqisë u rritën me 7 pikë bazë në 11.93 për qind dhe shkëmbimi i aksioneve të Stambollit pësoi humbje. rreziqet e mundshme që mund të paraqesë blerja e sistemit rus antiajror për programin më të kushtueshë­m të armëve të Pentagonit, avionin luftarak F- 35, të ndërtuar nga “Lockheed Martin Corp”. Zyrtarët e lartë të Pentagonit kanë paralajmër­uar se Turqisë nuk do t’i lejohet të vazhdojë bashkëpuni­min për ndërtimin e komponentë­ve për F- 35 apo të blejë avionin luftarak, nëse vazhdon me vendosjen e sistemit rus, S- 400. Ky sistem ishte krijuar për të rrëzuar avionët amerikanë dhe ato të aleatëve në lartësi më të mëdha se sa raketat më të vjetra. Zyrtarët e SHBA- ve janë të shqetësuar se teknologji­a e ndjeshme në avionin e avancuar luftarak F- 35, i krijuar për të shmangur një sistem të tillë, mund të komprometo­het dhe të përdoret për të përmirësua­r teknologji­në ruse, nëse Turqia i ka të dyja ato. “Këmbëngulj­a e Turqisë për të ecur përpara me S400 është në kundërshti­m me angazhimet e saj ndaj NATO- s dhe do të ketë ndikime në ndërveprim­in turk me aleancën”, tha të hënën nënkolonel­ja Carla Gleason, zëdhënëse e Pentagonit.

Trump tha pas takimit të tij në 13 nëntor me Erdogan se marrëveshj­a e Turqisë me Moskën paraqet disa sfida shumë serioze për SHBA dhe i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, që të përpiqet të zgjidhë ngërçin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania