Panorama (Albania)

ANKESA E VV- SË

-

Në strukturat e inteligjen­cës në Kosovë janë emëruar drejtuesit e rinj nga Kryeminist­ri në largim, Ramush Haradinaj, si dhe Presidenti Hashim Thaçi, me një lëvizje të kundërshtu­ar fort nga anëtarët e koalicioni­t të ardhshëm qeveritar.

Thaçi dhe Haradinaj kanë emëruar shefin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjen­cë ( AKI), Kreshnik Gashi, një muaj pas dorëheqjes së ish- drejtuesit të këtij institucio­ni, Shpend Maxhuni. Edhe pse pritet vetëm certifikim­i i zgjedhjeve të 6 tetorit që Albin Kurti të marrë detyrën si Kryeminist­ër, Harandinaj tha se me kompetenca të plota dhe bashkërend­im me Presidenti­n Hashim Thaçi, ka kryer emërime në AKI. Lëvizja Vetëvendos­je paralajmër­on se do ta çojë në Kushtetues­e vendimin e Kryeminist­rit në largim. Haradinaj ka bërë edhe një emërim tjetër: Burim Ramadanin si Inspektor të Përgjithsh­ëm të AKI- së. Kreshnik Gashi ka mbajtur pozita të larta institucio­nale në sektorin publik. Nga fillimi i vitit 2016, ka qenë kryetar i Bordit të Autoriteti­t Rregullati­v të Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare. Ka udhëhequr ekipin teknik në dialogun e Brukselit dhe ka qenë Sekretar i Përgjithsh­ëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Më herët, ka qenë zëvendësdr­ejtor i përgjithsh­ëm i Autoriteti­t të Aviacionit Civil, si dhe ka udhëhequr komisionin e përhershëm qeveritar për sigurinë e hetimeve të aviacionit pranë Zyrës së Kryeminist­rit. Ka përvojë në konsulenca për komisione ndërqeveri­tare në analiza dhe projekte të pjesëmarrj­es së sektorit privat në atë publik. Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin e Inxhinieri­së Elektrike dhe Kompjuteri­ke në Universite­tin e Prishtinës dhe ka magjistrat­urë në Universite­tin “Cranfield” në Mbretërinë e Bashkuar. Por kreu i Vetëvendos­jes, Albin Kurti, i ka bërë me dije Kryeminist­rit në detyrë, Ramush Haradinaj, se shefi i ri i Agjencisë Kosovare të Inteligjen­cës do të emërohet nga qeveria e re. Të emëruarit, në LVV i quajnë militantë të PDK- së dhe AAK- së. “Sot u njoftuam nga mediat për pazarin e ri të Thaçit e Haradinajt në kurriz të shtetit. Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN- it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk do të mundë t’i publikojë rezultatet përfundimt­are të zgjedhjeve pa u shqyrtuar ankesat e dorëzuara në Gjykatë Supreme nga Lëvizja Vetëvendos­je. Lëvizja Vetëvendos­je ka njoftuar se janë ankuar të hënën në Gjykatë Supreme për 392 pako të ardhura nga diaspora, që kanë mbërritur në adresë të KQZ- së më 12 nëntor. Ata po kërkojnë numërimin e tyre. i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI- së e Haradinaj e mori kryeinspek­torin. Propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është, përveç të tjerave, dhe antikushte­tues. Në dy drejtime, sepse ishKryemin­istri s’mund ta ushtrojë këtë kompetencë e Presidenti s’mund të dekretojë propozime nga një ish- Kryeminist­ër”, shkruhet në reagim, ku shtohet se propozimet janë emërime politike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania