Panorama (Albania)

Dresden, vidhen argjenduri­na me diamante, me vlerë 1 miliard euro

-

Tre sete argjendari­e me diamante nga një prej koleksione­ve më të mëdha të thesareve të Europës, “Dresden Green Vault”, janë grabitur të hënën në Gjermaninë Lindore. Setet historike kanë secila nga 37 pjesë dhe tashmë ekziston frika se hajdutët mund të përpiqen t’i shkatërroj­në. Zyrtarët ende po përpiqen të përcaktojn­ë saktësisht sa është vjedhur në orët e para të së hënës. Sundimtari i Saksonisë, Augustus i Forti, krijoi koleksioni­n në vitin 1723 në një nga muzetë më të vjetër në botë. “Tre nga 10 grupet e diamanteve janë marrë”, tha Marion Ackermann, kryetare e muzeve të shtetit në Dresden. Setet e vjedhura nga “Green Vault” ( Grünes Geëölbe) raportohet të përfshijnë gjithashtu disa rubinë, smeralde dhe safirë. Hajdutët të cilët mbeten në arrati, kishin hequr një pjesë të një grile hekuri në një dritare të katit përdhes e më pas kanë goditur xhamin. Rreth orës 05: 00 të mëngjesit të së hënës, zjarrfikës­it u thirrën të shuanin flakët në një kuti lidhëse të energjisë elektrike aty pranë. Ka spekulime se zjarri paaftësoi sistemin e alarmit të muzeut dhe fiku disa nga dritat e rrugës. Policia po shqyrton pamjet e kamerave CCTV, të cilat tregojnë dy të dyshuar në errësirë. Por mund të ketë më shumë njerëz të përfshirë në grabitje. Në Dresden u gjet duke u djegur një makinë, e cila mund të ketë qenë automjeti i përdorur nga hajdutët, sipas Policisë. Zyrtarët e muzeut në Dresden nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Ackermann i përshkroi objektet e vjedhura “të paçmueshme”. “Artikujt nuk mund të shiten në tregun e artit me ligj - ato janë shumë të njohura”, tha ajo, duke shuar se vlera kulturore e koleksioni­t unik ishte shumë më e madhe se vlera e saj materiale. Sipas të përditshme­s gjermane “Bild”, bizhuterit­ë kishin vlerën e 1 miliard eurove.

 ??  ?? Një kabinet i bizhuteriv­e të shekullit të 18- të
Një kabinet i bizhuteriv­e të shekullit të 18- të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania