Panorama (Albania)

Partizani nis arratinë, Laçi tregon limite

Kampionët në fuqi i nderon goli i Asanit, + 4 ndaj Kukësit

-

Partizani i trajnerit, Franko Lerda, ka nisur "arratinë", ku me fitoren e djeshme në "Elbasan Arena" ndal edhe vrullin e Laçit, i cili i kishte fituar katër ndeshjet e fundit.

Kampionëve në fuqi u ka mjaftuar goli i Jasir Asanit, shënuar në minutën e 26- të, për të thelluar distancën në katër pikë me Kukësin e vendit të dytë. Kjo është shkëputja më e madhe e vendosur në 13 javë kampionat në Kategorinë Superiore. "Demat" vinin në këtë duel me çështjen "Mala", ku 21vjeçari është pezulluar nga klubi, pasi s'ka pranuar rinovimin.

Pjesa e parë- Të dy trajnerët e nisën ndeshjen thuajse me të njëjtën skemë, 4- 3- 3, por në mungesë të Fangajt, Armando Cungu, i besoi 18vjeçarit Florian Trokthi në të djathtë të mbrojtjes. Minutat e para ishin të qeta dhe të dyja ekipet po kontrollon­in njëri- tjetrin në mesfushë. Rasti i parë u shënua në minutën e 9- të ku Telushi gjuan bukur një goditje dënimi, por po kaq bukur kundërpërg­jigjet edhe portieri Stazhilla. Pas kësaj shkëndije, Partizani merr kontrollin dhe rrit presionin te porta kundërshta­re, por duke i kushtuar vëmendje edhe neutralizi­mit të sulmuesve miq. Pas disa rasateve për shënim, takimi zhbllokohe­t në minutën e 26- të me Asanin, i cili arrin ta zgjidhë në favor të Partizanit rrëmujën e krijuar në mbrojtjen mike. Laçi kujtohet vetëm në pesë minutat e fundit, ku në të 41- ën humbasin një mundësi të pastër shënimi me Xhixhën, por meritë ka edhe portieri Hoxha që shpëton portën. Një minutë më pas është Lushkja që rrezikon, por 45 minuta e para mbyllen me golin e Jasir Asanit.

Pjesa e dytë- Takimi rinis me të njëjtët lojtarë në fushë dhe Partizani e nis sërish me vrull dhe pas dy minutash kanë një mundësi shënimi, por Stazhilla ndal kombinimin e Bardhit me Asanin. Pjesa e dytë është disi më e ekuilibrua­r, por sërish skuadra e Lerdës tregon cilësi dhe dëshirë. Partizani krijon raste, por finalizimi mbetet një e metë që nuk po përmirësoh­et dhe vijon nga java në javë. Për këtë arsye rezultatet e "demave" janë të vuajtura. Në minutën e 62të, Asani pretendon për një penallti, pasi topi i gjuajtur prej tij u ndal në duart e Ignjatoviç, që i kishte të mbledhura. Çinari ka pasur disa mundësi shënimi në këtë takim, por shkodrani nuk ka arritur që të gjejë shënjestrë­n e duhur. Në minutën e 71- të vjen zëvendësim­i i parë i ndeshjes, ku Bardhi i lë vendin Solomon, por edhe nigeriani nuk arrin të bëjë më shumë se paraardhës­i. Në të 76- ë, Cungu bën ndryshimin e parë ku 18- vjeçari Trokthi ia lë vendin Berishës. Një minutë më pas, Asaniz zëvendësoh­et me Romeron. Në minutën e 86- të, Xhixha ia lë vendin Mallcit, por nuk ka kohë për mrekulli. Në të 88ën Lerda largon Melon dhe në fushë hyn mbrojtësi Bitri, në mënyrë që ekipi të fitonte shtatlartë­si në prapavijë. Zëvendësim­et mbetet pa histori, pasi gjithçka u mbyll me fitoren 1- 0 të Partizanit.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Partizani- Laçi
Foto nga ndeshja Partizani- Laçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania