Panorama (Albania)

Meta: Prioritet evidentimi i sigurisë së banesave

Kreu i shtetit apelon për shtimin e vëmendjes për çështje emergjente

-

Presidenti Meta ishte dje në zonën e Lezhës për të parë nga afër gjendjen e disa prej banorëve që u prekën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Meta shihet duke vizituar banorët në fshatin Armathë në Lezhë, zonë e cila ishte shumë pranë epiqendrës së tërmetit. Në postimin e tij, kreu i shtetit apelon për shtimin e vëmendjes në këta banorë, të cilët, nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, kanë mbetur pa shtëpi. Sipas Metës, duhet që të përfundojë sa më shpejt procesi i evidentimi­t të dëmeve në banesat e prekura nga tërmeti, në mënyrë që banorëve të këtyre zonave t'u jepet një zgjidhje. Nga ana tjetër, Presidenti apelon që këtyre banorëve t'u jepet ndihma e nevojshme për të përballuar emergjencë­n aktuale, sa u përket veshjeve, por edhe ushqimit, pasi temperatur­at në ditët e fundit janë ulur ndjeshëm. "Sot, në Armathë, vizitova disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti dhe biseduam me banorët për përballimi­n e pasojave të rënda. Vazhdimi me përgjegjës­i të plotë i evidentimi­t të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencë­n aktuale, detyrë prioritare", shkruan Meta në postimin e tij në "Facebook". Ndër të tjeram Presidenti Meta ka inkurajuar edhe një grup të rinjsh të shoqërisë civile, të cilët janë angazhuar këto ditë për t'u ardhur në ndihmë banorëve të mbetur të pastrehë në zonën e Bubqit. Kreu i shtetit ishte në terren pas goditjes së tërmetit që në orët e para të datës 26 nëntor dhe një ditë më pas thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ku morën pjesë edhe Kryeminist­ri Rama dhe kryetari i Parlamenti­t, Ruçi. Këto ditë pas tërmetit, Presidenti Ilir Meta e ka zbutur shumë diskursin e tij politik kundrejt maxhorancë­s. Madje, mitingun e thirrur në datën 8 dhjetor për të drejtën e referendum­it në vend, Meta e anuloi, duke theksuar se në momente të tilla kombi duhet të jetë i gjithi i bashkuar dhe se të gjitha çështjet e tjera kalojnë në plan të dytë dhe mund të bëhen në një moment tjetër.

 ??  ?? Meta, dje në fshatin Armathë të Lezhës
Meta, dje në fshatin Armathë të Lezhës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania