Panorama (Albania)

Basha: Thumana nxori në pah dështimin e qeverisë

"Nga zgjidhja e krizës politike kalon edhe kriza ekonomike”

- TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ishte dje në zonën e Thumanës dhe fshatrat përreth Durrësit për të parë nga afër gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një video- mesazhi në rrjetet sociale, Basha thotë se gjendja në këato fshatra është e trishtë dhe më së shumti për shkak të sjelljes së qeverisë, që sipas tij nuk ka qenë e duhura. Lulzim Basha flet për një emergjencë të këtyre banorëve dhe një krizë humanitare, e cila sipas tij mund të zgjidhet vetëm pasi vendi të dalë edhe nga kriza e thellë politike, e cila zgjat prej gati një viti. "Ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi apo çadrat verore, me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre. Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor, por që e kanë plotësisht të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit. Kjo është gjendja e harresës totale, e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsion­it që është rrëzuar përpara se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë. Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet. Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe Kryeminist­ri e kanë mendjen te parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje. Nga zgjidhja e krizës politike kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve, të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit", tha Basha. Sipas liderit të opozitës, Thumana nxori edhe një herë tjetër dështimin e qeverisë Rama, e cila shton Basha, e ka fokusin vetëm te propaganda. Kryeopozit­ari thotë se mungesa e një reagimi të shpejtë dhe efikas po e vështirëso­n çdo ditë e më shumë gjendjen e këtyre banorëve të rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit. "Thumana nxori në pah papërgjegj­shmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie, që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018. Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan, janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Mosreagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre dhe po sjell probleme shëndetëso­re kryesisht te fëmijët dhe të moshuarit. Bamirësia e shqiptarëv­e ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat t'u vijë në ndihmë, t'u sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimi­n e shtëpive dhe riparimin e dëmeve. Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre, por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin", shkruan kreu i PD- së.

 ??  ?? Lulzim Basha në Thumanë
Lulzim Basha në Thumanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania