Panorama (Albania)

Alketa: S’e di ç’ka lëvizur pas kësaj historie

-

Si asnjëherë më parë në 58 edicione të përvitshme të Festivalit të Këngës, moderatorj­a e këtij viti, Alketa Vejsiu, ka komentuar gjatë në rrjetet sociale zgjedhjen e jurisë. Vendimi, me të cilin prezantues­ja duket se nuk bie dakord, është ai i muzikologe­s Mikaela Mingës për t’i dhënë vetëm 2 pikë Elvana Gjatës. “2 pikët janë të turpshme, s’e di ç’ka lëvizur pas kësaj historie. S’di ç’ka lëvizur pas kësaj historie, por zonja le të japë argumentet”, shprehet Vejsiu, duke iu përgjigjur komentuesv­e në rrjetet sociale. Moderatorj­a, duke u nisur nga zgjedhja e tre producentë­ve të huaj për t’i dhënë pikët maksimale Gjatës, shton se: ‘ S’janë 10 pikë, apo 14, por 2. Në vend të Elvanës mund të ishte Kamela, Era Rusi, Albëria, madje edhe vetë Arilena ndoshta. Kauza ime, meritokrac­ia, ra në këtë festival, si të rri indiferent­e?”, shton më tej ajo. Moderatorj­a nuk ka ngurruar as t’u përgjigjet kritikave në lidhje me lapsuset gjatë moderimit dhe protagoniz­min e treguar gjatë mbrëmjeve të festivalit. “Mund të kisha bërë disa gjëra më mirë. Disa gjëra mund të kishin shkuar më mirë”, duke shtuar se ky festival kësaj here ishte i shqiptarëv­e, por pak edhe i saji, pasi siç e ka pohuar ka qenë ëndrra e saj e kahershme moderimi i tij. Vejsiu është treguar mjaft e ashpër me gazetarët e portaleve, që janë treguar kritikë ndaj saj. “Ndërsa unë realizoja ëndrrën. për të cilën kam punuar 20 vjet rresht, disa parazitë dixhitalë kruanin kokën për të gjetur ndonjë frazë që do mund të me çorientont­e. Nuk ia dolën dot dhe s’më intereson mendimi i atyre që s’duan ta shohin dhe përqafojnë progresin!”, shprehet ajo. Lidhur me hapësirën që mori gjatë prezantimi­t, ku këndoi disa këngë, dy prej të cilave në krah të Gëzim Myshketës dhe Giusy Ferrerit, Alketa pranoi protagoniz­min e saj, duke e justifikua­r me talentin që ajo pretendon të ketë: “PO, ishte dhe pak recitali im, sepse unë nuk jam stereotip i vajzës- kukull, që s’ka ç’të bëjë veçse të përplasë qerpikët në skenë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania