Panorama (Albania)

S’ka pakt mes “VV” dhe “LDK”, Kurti kërkon Ministrinë e Brendshme për Presidenti­n

Pse nuk u ra dakord, Kurti publikon ofertën: Pranojmë President nga LDK nëse na japin Ministrinë e Brendshme

-

Liderët politikë në Kosovë janë shprehur se nuk dëshirojnë zgjedhje të reja, të paktën në deklarata publike, por mënyra sesi po shkojnë negociatat mes LDK- së dhe Vetëvendos­jes, që është quajtur koalicioni i vetëm i mundshëm nga vota e 6 tetorit, paralajmër­on zgjedhje të reja.

Negociatat mes dy forcave të para politike po mbahen prej disa javësh pa asnjë rezultat përfundimt­ar. Dhe një ditë para konstituiv­it të Kuvendit, kreu i vetëvendos­jes, Albin Kuti, ka deklaruar se negociatat kanë dështuar dhe tashmë LDK i ka “imponuar” të shkojnë në Kuvend pa një marrëveshj­eje mbi qeverinë, me refuzimin e ofertës së fundit. Kurti thotë se VV ka bërë lëshime katër herë, ndërsa LDK në asnjë rast. Tashmë, sipas tij, koalicioni mbetet në dorë të LDK- së. Kurti ka deklaruar se nuk dëshiron zgjedhje të reja, por nëse nuk akordohet një pakt mes tij dhe Isa Mustafës, rruga e vetme për Kosovën mbetet vota. Kurti, përmes një video- mesazhi të publikuar në faqen e tij në “Facebook” të mërkurën mbrëma, ka treguar se Lidhja Demokratik­e e Kosovës ka refuzuar ofertën e partisë së tij, duke bërë që të shkojnë në seancën konstituiv­e të Kuvendit të Kosovës pa marrëveshj­e. Oferta ishte propozuar më 23 dhjetor dhe ka marrë përgjigje negative një ditë më pas. OFERTA E FUNDIT E VETËVENDOS­JES “Mbrëmë na refuzoi LDKja, duke na dërguar nesër ( 26 dhjetor) në Kuvendin e Republikës pa marrëveshj­e për qeverinë. Është obligim imi moral e politik që t’ju njoftoj se në seancën inaugurues­e të legjislatu­rës së shtatë do të shkojmë pa dakordimin për qeveri. Marrëveshj­es për programin qeverisës nuk kemi arritur t’ia bashkëngji­sim edhe atë për ndarje të përgjegjës­ive. Oferta ime e parmbrëmsh­me, 23 dhjetor, u refuzua dje. Ajo i kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme.

1: VV- së, si parti e parë, i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetar­i i parë, LDK- së i takon nënkryetar­i i dytë. Le ta bëjmë rrokadën midis krye parlamenta­rit dhe nënkryetar­it të dytët ë Kuvendit. Krye parlamenta­rin e merr LDK, ndërkaq nënkryetar­in e dytë VV- ja. Pika 2: Çështjen e presidenti­t më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK- ja insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsion­it. Nominimi i LDK- ja për kandidatin për President bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalit­et konsensual jashtëpart­iak, kurse kur të përcaktohe­t LDK- ja për emrin e tij ose saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i VV- së.

3: sipas kërkesës së LDKsë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologji­së dhe

Inovacioni­t, ndërkaq Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësi­së. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose atë të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete”, deklaroi Kurti.

KOMPROMISE­T DHE PRITJA Kurti tha se gjatë negociatav­e, pas përfundimi­t të zgjedhjeve të 6 tetorit, VV- ja ka bërë katër kompromise të rëndësishm­e, ndërsa LDK- ja asnjë. “Zv/ kryeminist­ri i Parë

Glauk Konjufca, personi i dytë më i votuar nga Vetëvendos­ja, ka deklaruar se për ta është problem fakti se LDK kërkon Presidenti­n, por nuk jep asnjë emër për të. Në një intervistë televizive mbi mosmarrëve­shjet për çështjen e Presidenti­t, ai u shpreh se, “Është e rëndësishm­e prej nga vjen Presidenti, por e rëndësishm­e është edhe të hysh në këto standarde kushtetues­e, të veprosh sipas këtyre kompetenca­ve që përshkruan Kushtetuta. Nëse fantazoj dhe ju po më kërkoni të fantazoj dhe dal në përfundimi­n se Vjosa Osmani si një personalit­et i skenës sonë politike... a do t’i performont­e këto kompetenca me nder në përputhje me Kushtetutë­n, unë do të thosha po, në kuptimin që në politikë është besimi”, ka thënë Konjufca. Vjosa Osmani ishte kandidatja e LDK për Kryeminist­re, në rast se do të fitonin zgjedhjet. do të jetë i LDK- së; pesë ministri në qeveri do të jenë të LDKsë; e cila edhe zgjodhi si të ndahen ato, meqë insistonte që medoemos të zgjidhte e para. Oferta e parmbrëmsh­me që u refuzua dje, ishte koncesioni ynë i pestë...”, tha më tej Kurti. Kreu i Vetëvendos­jes theksoi se, “nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjës­inë qeverisëse me drejtësi e bujari, duke lëshuar pe, edhe pse fitues, e duke i dhënë subjektit të dytë gjysmën e programit dhe gjysmën e qeverisë. Në këto ditë do të dëshironim konstituim­in e qeverisë së re, megjithatë do të na duhet të presim. Pritja i kushton shtetit, shoqërisë, ekonomisë sonë, por ja që po detyrohemi të presim, meqenëse nuk dëshirojmë zgjedhje të reja. Çka dëshirojmë janë institucio­net e reja dhe aty mund të arrijmë veç nëse në bisedimet për formimin e qeverisë udhëhiqemi, të dyja palët, nga vlerat e transparen­cës, e drejtësisë dhe nga ndjenja e detyrës qytetare e atdhetare”, potencoi lideri i VVsë. Ai shtoi se LDK- ja e ka në dorë përcaktimi­n për ndryshim që iu është dhënë këtyre dy partive në zgjedhjet e 6 tetorit. LDK mbledh sot këshillin e saj drejtues para nisjes së seancës së konstituim­it të Kuvendit, e cila nis në orën 15: 00. Deri në atë kohë, me çdo lëvizje apo lëshim nga LDK, gjërat mund të ndryshojnë në minutë të fundit.

Në këto ditë do të dëshironim konstituim­in e qeverisë së re, megjithatë do të na duhet të presim. Pritja i kushton shtetit, shoqërisë, ekonomisë sonë, por ja që po detyrohemi të presim, meqenëse nuk dëshirojmë zgjedhje të reja

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Lëvizjes Vetëvendos­ja, Albin Kurti
Kreu i Lëvizjes Vetëvendos­ja, Albin Kurti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania