Panorama (Albania)

Haradinaj flet për 2 vëllezër dëshmorë, Rama: Nuk më bëni dot Esat Pashë

“Me dhimbsen shqiptarët e Shqipërisë, taksa na pengon me lidh ekonomitë”

- Ramush Haradinaj

Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe një herë për situatën e krijuar në marrëdhëni­et mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në një intervistë për gazetën në Prishtinë, “Epoka e Re”, Haradinaj, në mënyrë indirekte, ka folur për përplasjen e tij me Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama. Ndër të tjera, ai shprehu keqardhjen për këtë situatë të krijuar që dy kryeminist­ra shqiptarë shkëmbejnë akuza dhe sulme në distancë për qëndrime që do duhej të ishin përbashkët­a në të mirë të shqiptarëv­e në të dyja anët e kufirit. Edhe një herë në këtë intervistë, Haradinaj sqaroi pozicionin e tij, duke nënvizuar sakrificat e tij dhe të familjes së tij për çështjen kombëtare. “Krejt shqiptarët, pavarësish­t feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qarë pa u pozicionua­r. Dhe kur pozicionoh­em, nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të tjetrit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘ Trepça’ t’i mbetet Serbisë. Nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëv­e që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret. Me dhimben shqiptarët e Shqipërisë, vëllezërit e motrat e jugut, sepse ne, kur i kemi vendosur taksë Serbisë, është dashur që Shqipëria ta fitojë tregun në Kosovë. Kur Kosova i heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi”, ka thënë Ramush Haradinaj. Më tej, në këtë intervistë, Kryeminist­ri në detyrë i Kosovës ka folur edhe për çështjet e brendshme të këtij shteti që po pret ende formimin e qeverisë së re, pasi Vetëvendos­ja dhe LDK- ja fituan zgjedhjet e parakohshm­e. Në këtë pikë, Haradinaj nuk i kurseu sulmet ndaj Albin Kurtit, që pritet ta pasojë në karrigen kryeminist­rore në Prishtinë. “Vonesat për krijimin e qeverisë së re nuk sjellin ndonjë problem në Kosovë. Natyrisht se është mirë që sa më shpejt ta bëjë qeverinë e re, por kështu nuk ka qenë kur e kam marrë unë mandatin. Kosova ka ndryshuar fort për dy vjet të qeverisjes sime. Ju po e shihni edhe vetë. A ka ndonjë shqetësim në Kosovë? Çdo gjë është funksional­e në këtë vend, si në jug e veri, ashtu edhe në lindje e perëndim. Merret me Sanxhakun, me Maqedoninë, me Tiranën, të mos flasim për të tjerat. Ka nge

Kryeminist­ri i ardhshëm, i cili do të vijë dhe do të merret me shëndetësi, arsim dhe me i ndalë harxhimet e paarsyeshm­e që ta ç’kapë shtetin, siç po thotë. Por, prapësepra­pë Kosova po funksionon. Kam prishur shumë plane dhe kam bërë shumë armiq gjatë dy vjetëve të qeverisjes sime.

Kemi dalë kundër shumë erërave të fuqishme. Unë nuk jam shumica sot, por kam bërë punë për shumicën. Nuk kam qenë as në kohën e luftës për liri shumicë, por kemi bërë punë për shumicën. E vërtetë është ajo që thotë Surroi, se UÇK- ja nuk ka qenë shumicë. Por, si pakicë kam kryer mision në shërbim të shumicës. Asnjë resurs i Kosovës nuk është sot i kontestuar prej ndonjë vendi tjetër ose prej dikujt që pretendon se ka hise në Kosovë. Ushtria, energjia dhe taksa, këto janë punët që ne i kemi bërë”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? LIDERET BALLKANIKE NE SAMITIN E TIRANES
LIDERET BALLKANIKE NE SAMITIN E TIRANES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania