Panorama (Albania)

Tërmeti, banorët: Jetojmë ende në çadra verore

Kryefamilj­ari: Nuk largohem, kam bagëti, duhet t'u shërbej

-

Dëmtimet e shumta në banesat e Qarkut Lezhë kanë sjellë vështirësi të mëdha në jetesë për shumë familje.

Valentin Vuka, i paralizuar, së bashku me 4 anëtarët e tjerë të familjes, qëndrojnë në çadër prej më shumë se 2 javësh. Banesa e tyre 2- katëshe në fshatin Pllanë të Lezhës u bë e pabanueshm­e nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas kryefamilj­arit, jetesa në këto kushte është bërë mjaft e vështirë. 50vjeçari tregon se kushtet nuk janë aspak të përshtatsh­me dhe nata është shumë e ftohtë. "Banesa jonë dykatëshe është dëmtuar rëndë nga tërmeti. Kanë ardhur dy grupe inspektimi dhe e kanë nxjerrë të pabanueshm­e. Pas vlerësimit të gjendjes së banesës na sollën këtë çadër verore dhe e kemi vënë në oborr para shtëpisë. Unë kam pësuar goditje nga tensioni 4 vite më parë dhe lëviz vetëm me karrocë. Në çadër, kushtet nuk janë aspak të përshtatsh­me, duke qenë se temperatur­at janë shumë të ulëta dhe sidomos gjatë natës bën shumë ftohtë. Kërkoj strehim sa më parë, pasi nuk mund të jetojmë kështu", shprehet Vuka për gazetën "Panorama". Ndërkohë, të njëjtin shqetësim ngre edhe e zonja e shtëpisë, Albina. Ajo thotë se jetesa e tyre është e lidhur me sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë dhe nuk mund të largohen nga fshati për t'u strehuar diku tjetër. "Nuk mund të largohemi nga shtëpia, për t'u strehuar në hotel siç na kanë thënë. Kam bagëti dhe duhet t'u shërbej, pasi me to jetojmë. Burri nuk lëviz sepse është i paralizuar dhe kjo ma vështirëso­n jetesën. Duhet të mbaj fëmijët dhe e vetmja e ardhur për ne është puna që bëj në bujqësi dhe blegtori. Jetesa në çadër është shumë e vështirë dhe nuk e di si mund ta kalojmë dimrin, duke qenë se kam edhe burrin që nuk lëviz. Na kanë premtuar se do bëjnë diçka për ne, por nevoja jonë është emergjente, duke iu referuar situatës që jemi. Apeloj që të na gjejnë së më parë zgjidhje, pasi nuk mund të largohem nga banesa për t'u strehuar diku tjetër. Jemi në kushte të vështira ekonomike, siç dhe na shikoni", thotë Albina Vuka.

ZONAT E PREKURA

Një situatë e ngjashme është në shumë fshatra të Qarkut të Lezhës. Zonat më të prekura janë Bashkia e Lezhës dhe Kurbinit, ku numërohen dhjetëra shtëpi në zonat rurale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Shumë prej tyre, grupet e verifikimi­t i kanë nxjerrë të pabanueshm­e dhe u kanë thënë banorëve të mos qëndrojnë brenda, por pa u gjetur një vend strehimi. E tillë është familja 8- anëtarëshe e Pjetër Kolës në fshatin Spiten të Lezhës. Shtëpia e tyre është e pabanueshm­e, por dy nga 8 personat e kësaj familje vijojnë të jetojnë aty, duke rrezikuar jetën. "Kanë ardhur e kanë verifikuar dy herë. E kanë nxjerrë të pabanueshm­e, pasi shtëpia ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti. Djali me familjen e tij janë larguar dhe po qëndrojnë te disa të afërm, kurse unë dhe burri po jetojmë në këtë banesë. Boll kemi, por s'kemi ku të shkojmë. Vetëm na kanë thënë mos qëndroni brenda dhe s'na kanë gjetur ndonjë vend strehimi. Kemi kërkuar një çadër për ta vendosur në oborr, por deri tani nuk na e kanë sjellë. Nuk mund të largohemi nga këtu, pasi kemi bagëtitë", thotë Mrika Kola.

KURBIN

E njëjta situatë paraqitet në Zhejë të Kurbinit. 50 shtëpi janë dëmtuar edhe në këtë fshat nga tërmeti. Tom Tota thotë se 14 pjesëtarët e dy shtëpive të tij, prej ditësh, nuk guxojnë të hyjnë në banesat e tyre se nuk kanë fare garanci. "Dy shtëpitë e mia janë dëmtuar, dua garanci nga inxhinierë­t të futem brenda, se gjithë shtëpia fle jashtë. Kam 14 njerëz, prandaj kërkoj nga shteti që të paktën të më vinë të ma vlerësojnë, nuk jemi në hall për ndihma. Këtu në zonën tonë nuk kanë ardhur fare për t'i verifikuar dhe nuk e kuptoj pse. Jemi në kushte shumë të vështira ekonomike dhe tërmeti na shtoi edhe më shumë problemati­kën. Jemi lënë në mëshirë të fatit nga autoritete­t", shprehet Tota.

 ??  ?? META DHE JANULLATOS, DJE NE KISHEN ORTODOKSE
META DHE JANULLATOS, DJE NE KISHEN ORTODOKSE
 ??  ?? Çadra ku jeton familja Vuka
Çadra ku jeton familja Vuka
 ??  ?? I sëmuri, Valentin Vuka
I sëmuri, Valentin Vuka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania