Panorama (Albania)

Meta: Le të jetë kjo një ditë për të reflektuar

Presidenti në Mamurras: Pasojat e tërmetit ende s'kanë kaluar

-

Në këto momente të vështira, kur pasojat e rënda që la pas tërmeti tragjik ende nuk janë tejkaluar, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale

Në një ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe katolikë, kreu i shtetit ka përçuar mesazhin për reflektim dhe shpresë. Presidenti Ilir Meta vizitoi dje Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse "Ngjallja e Krishtit", nga ku uroi edhe të gjithë besimtarët për Krishtlind­je. "Ishte kënaqësi e veçantë për të uruar Fortlumtur­inë e Tij, kreun e Kishës sonë Ortodokse, për këtë ditë shprese të bekuar. Njëkohësis­ht, për të uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por edhe të krishterë shqiptarë. Le të jetë kjo një ditë shprese, një ditë solidarite­ti, për të reflektuar edhe më shumë, për të kthyer sytë dhe për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë për më shumë ndihmë, mbështetje dhe përfshirje në shoqërinë tonë. Që kanë nevojë për më shumë ngrohtësi dhe dashuri, në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshm­e, më njerëzore, më dinjitoze dhe më të begatë!", tha Presidenti. Më pas, Presidenti Ilir Meta udhëtoi për në Mamurras, për të festuar Krishtlind­jen me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga atje, Meta vuri në dukje se pasojat e lëkundjeve nuk kanë kaluar. "Në këto momente të vështira, kur pasojat e rënda që la pas tërmeti tragjik ende nuk janë tejkaluar, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale, për t'u dhënë shpresë, kurajë dhe gëzim, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlind­jet e tjera t'i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërf­shirëse", tha Presidenti. Ndërkohë, më herët gjatë ditës së djeshme, Presidenti Meta takoi Kryepeshko­pin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Ky i fundit i dhuroi kreut të shtetit një kopje të albumit "Ngjyrat e Ortodoksis­ë". "I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshko­pi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit ' Ngjyrat e Ortodoksis­ë', një prezantim jashtëzako­nisht dinjitoz i vlerave të gjithanshm­e të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimi­së dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj", shkroi Meta në një postim në "Facebook".

 ??  ?? Meta në Mamurras
Meta në Mamurras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania