Panorama (Albania)

Rama: Deri në fund të vitit të ardhshëm do të keni shtëpinë

Basha: Krishtlind­ja ka fuqinë të bashkojë shqiptarët

- MARIGLEN KUME

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryedemokr­ati Lulzim Basha zgjodhën që ditën e Krishtlind­jes të ishin pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç.

Kreu i qeverisë drekoi me një nga familjet e prekura që aktualisht jeton në çadër dhe përveç urimit, u premtoi atyre se fundi i vitit të ardhshëm do t'i gjejë në banesën e re. Të parët që do të sistemohen, sipas shefit të qeverisë, janë ata të cilët jetojnë në shtëpi individual­e. Për ndërtimin e banesave në Laç e ka marrë përsipër shteti turk, i cili ka premtuar se do të ndërtojë 500 shtëpi, të cilat u shemben. "Dua të uroj gëzuar Krishtlind­jen të gjithëve, pa dallim feje, se i festojmë të gjithë. Edhe Krishtlind­jet, edhe Bajramin, e festojmë të gjithë. Një urim sidomos për të prekurit nga tërmeti. Vitin tjetër, Krishtlind­ja iu gjen në shtëpinë e re. Do të ngrihen komplekse, me projekt, ku do të strehohen të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti. Laçi do të bëhet qytet mjaft interesant. Shpresa ime është që në fillim të pranverës të nisim punën. Ata që kanë shtëpi individual­e, do të sistemohen avash- avash. Ne do ta rindërtojm­ë Laçin për një vit, për shkak se është në volum më të vogël. Ndërsa Durrësi është më i madh, do na duhet më tepër kohë, por do t'i bëjmë edhe ato", tha Rama. Më pas, Kryeminist­ri u takua edhe me disa familje të tjera të prekura në Laç, që kanë zbritur në vitet ' 70 nga Kurbini. Përmes batutave, Kryeminist­ri u bëri thirrje atyre që të tregohen të duruar. Sugjerimi i Ramës për banorët, nëse ata humbasin durimin, ishte thjesht "pyesni gratë", sepse sipas tij, ato e dinë mirë ta menaxhojnë durimin, duke qenë se mbajnë fëmijën 9 muaj në bark. "Në Krishtlind­jen tjetër do keni shtëpi më të mira se ato që keni pasur. Vetëm duhet të keni pak durim. Kur ju soset durimi, më mirë pyesni gratë, se këto e dinë më mirë. Këto do t'jua mësojnë durimin. Pyesni gratë kur t'ju soset durimi, se ato e dinë më mirë...", tha Kryeminist­ri.

THIRRJA PËR BASHKIM

Edhe kreu i opozitës zgjodhi që të festonte Krishtlind­jen në qytetin e Laçit, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga kisha e Shën Mëhillit, në Laç, e cila edhe pse mori dëmtime nga lëkundjet, hapi dyert për banorët që mbetën të pastrehë, kryedemokr­ati dha mesazhin për bashkim dhe solidarizi­m. "Unë kam besim te forca e njerëzve që besojnë në Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlind­jes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër", tha kreu i opozitës. Më tej, ai theksoi se kishte zgjedhur këtë kishë, në shenjë mirënjohje­je për strehimin dhe ndihmat që ajo dha për banorët me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. "Kishën e Shën Mëhillit e zgjodha si një nga kishat e goditura nga tërmeti, për të dhënë një mesazh shprese, besimi dhe për t'u lutur për të gjithë njerëzit e goditur nga tërmeti dhe të gjithë njerëzit në nevojë. Për të falënderua­r shërbëtorë­t e Zotit, të kësaj kishe dhe të të gjitha kishave të vendit, që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësis­ë, për t'i falënderua­r nga zemra dhe për t'u uruar të gjithë besimtarëv­e katolikë e të krishterë, gëzuar për shumë vjet, dhe mot më mirë", ishte urimi i Bashës nga Kisha e Shën Mëhillit. Më tej kreu i opozitës vijoi takimet me qytetarët, të cilët pasi u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti jetojnë në kushte të vështira në çadra.

 ??  ?? Rama, dje në Laç
Rama, dje në Laç
 ??  ?? Basha, dje në Laç
Basha, dje në Laç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania