Panorama (Albania)

“U ftuam për të dëgjuar propozimet e liderëve, ka rëndësi bashkëpuni­mi”

-

Organizata e drejtuar nga ish- ministrja Majlinda Bregu, Këshilli për Bashkëpuni­m Rajonal ( RCC), ka reaguar në lidhje debatin e ditëve të fundit mbi me nismën e quajtur “Mini- Shengeni Ballkanik”. Në një mesazh të shpërndarë për mediat, RCC sqaron qëndrimin e saj, duke thënë se ka marrë pjesë në takime me ftesë dhe për të të dëgjuar propozimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor. “RCC- ja ka qenë e ftuar në takimet për MiniShenge­nin së bashku me BEnë, SHBA- në, Bankën Botërore ( BB), BERZH- in dhe BEI- n për të dëgjuar propozimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor. RÇ- ja është tërësisht e angazhuar ndaj bashkëpuni­mit rajonal. Me krenari ne po bashkërend­ojmë dhe mbikëqyrim zbatimin e Planit Shumëvjeça­r të Veprimit për krijimin e Zonës Rajonale Ekonomike në Ballkanin Perëndimor, siç jemi ngarkuar në dakordësi nga udhëheqësi­t e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, tri vjet më parë në samitin e Procesit të Berlinit në Trieste. Të gjashta ekonomitë, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovin­a, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë në këtë proces, që u prezantua me kërkesë të të gjashtë udhëheqësv­e të sipërpërme­ndur, një projekt që ka për synim të çojë përpara bashkëpuni­min ekonomik në Ballkanin Perëndimor, duke eliminuar pengesat sociale sa i takon lëvizjes së lirë të të rinjve, profesioni­stëve, aftësive dhe novacionit. Për RCC- në, bashkëpuni­mi rajonal është një histori në zhvillim. Bashkëpuni­mi rajonal merr kuptim në momentin që rezultati përfundimt­ar është integrimi në BE”, thuhet në njoftimin e organizatë­s.

 ??  ?? Majlinda Bregu, drejtore e RCC
Majlinda Bregu, drejtore e RCC

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania