Panorama (Albania)

Mustafa i përgjigjet Kurtit: Negociatat s’kanë dështuar

“Ka dështuar vetëm strategjia e VV për të fajësuar LDK- në”

-

Kreu i LDK- së, Isa Mustafa, i është përgjigjur liderit të Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, mbi dështimin e marrëveshj­es. Sipas Mustafës, nuk kanë dështuar negociatat, siç u tha nga Kurti, por strategjia e VV- së. Në një reagim të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Mustafa shkruan mes të tjerash se “Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendos­je, në disa raste, i ka shpërfillu­r rregullat, për të cilat kishim rënë dakord. Të tillë e kam parë VV- në edhe sonte me video- mesazhin e Kryetarit të Vetëvendos­jes, z. Albin Kurti”. Duke komentuar përmbajtje­n e mesazhit të Kurtit, Mustafa theksoi se: “Për LDKnë dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendos­jes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK- së. Asnjë prej kërkesave tona nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si kërkesë ndaj Vetëvendos­jes, për shkak se Vetëvendos­ja nuk i ka fituar të gjitha përgjegjës­itë, ajo ka fituar rreth 1/ 4 e votave...”. Kreu i LDK- së kujtoi se VV ka vetëm një deputet më shumë dhe u zotua se do të vazhdojë negociatat. “LDKja dhe unë do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë ndryshimin e kërkuar nga qytetarët e Kosovës më 6 tetor. Natyrisht, jo duke shpërfillu­r përpjekjet për ta lënë LDK- në fajtore për ambiciet përtej legjitimit­etit qytetar të Lëvizjes Vetëvendos­je... Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendos­ja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDKja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë. Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjës­ive, konform rezultatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK- së, nëse Vetëvendos­je dëshiron mbështetje­n e LDK- së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivi­t dhe gjysmën e Qeverisë. Ndryshe, marrëveshj­a do të ishte e pabalancua­r dhe nuk do të siguronte stabilitet qeverisës, as funksionim demokratik të institucio­neve kryesore. Vetëvendos­ja ka filluar ta kuptojë këtë dhe shpresoj që në ditët në vazhdim, do të ulemi dhe do t’i definojmë të gjitha aspektet. E drejta dhe detyrimi kushtetues i takojnë të parit, ashtu si dhe përgjegjës­i për të gjetur zgjidhje dhe për t’i ndërtuar institucio­net e reja. Ne jemi gati për negociata”, përmbylli mesazhin tij Isa Mustafa.

 ??  ?? Kreu i LDK- së, Isa Mustafa
Kreu i LDK- së, Isa Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania