Panorama (Albania)

Tufa: Së shpejti, padi më të rënda për Brahon

"Të mos i rrejë mendja për tërheqje! Nuk do të më fshihen dot"

- TIRANE Agron Tufa Spartak Braho

Agron Tufa, ish- drejtor i Institutit për Studimet e Krimeve të Komunizmit, i larguar tashmë nga Shqipëria në azil politik në Zvicër, ka reaguar shumë ashpër pas lajmit se padia e tij ndaj deputetit Spartak Braho është pushuar nga Gjykata.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Tufa e cilëson këtë vendim si një tjetër akt të atyre njerëzve që atë e detyruan të largohet nga vendi me presione dhe kërcënime. Por më tej, në reagimin e tij, ish- kreu i ISKKsë, paralajmër­on se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje. Ai thekson se shumë shpejt do të bëhen gati padi të reja, që sipas tij do të jenë akoma edhe më të rënda se kjo që u pushua nga Gjykata. Tufa shprehet i vendosur për t'i shkuar deri në fund kësaj "beteje" që ka nisur dhe se askush nuk do mund t'i fshihet më drejtësisë. "Le të ngazëllejë për pak gazeta ' Transheja e kuqe', organ i ish- Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste- enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja, edhe më të rënda, në shkallë të gjerë. Mos t'i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor. Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!", shkruan Agron Tufa në postimin e tij në rrjetet sociale. Ndërkohë, avokati i Tufës, në një prononcim për mediat, në lidhje me këtë vendim, ka theksuar se do ta vijojë çështjen edhe në shkallët e tjera të drejtësisë. Sipas Kujtim Cakranit, në vendim për pushimin e çështjes ka disa mangësi dhe se të gjitha këto do t'i paraqiten Gjykatës në rekursin që po përgatitet. Sipas tij, çështja do të rikthehet në Shkallën e Parë, pasi provat se deputeti Braho ka shpifur ndaj Tufës, janë më se të qarta. "Dje jam vënë në dijeni që gjykatësi Pasho ka pushuar çështjen. Nuk është një pushim për faktin se z. Agron Tufa nuk kishte të drejtë na akuzat e tij apo deputeti Braho të ketë dalë i pafajshëm nga akuzat, për të cilat akuzohet. Ky është një vendim për pushimin e çështjes pa prezencën e palëve të përfshira në proces. As unë dhe as përfaqësue­si i z. Braho, nuk kemi qenë prezent në marrjen e këtij vendimi. Ne kemi konstatuar disa shkelje, dhe e para ka të bëjë me faktin se nuk i ka thirrur palët dhe e ka marrë vendimin pa prezencën e palëve. Gjyqtari Sokol Pasho ka marrë një vendim ku thotë se unë si avokat i z. Agron Tufa nuk legjitimoh­em me prokurën e posaçme e cila i paraqitet Gjykatës. Unë besoj se jemi në kushtet e shpërdorim­it të detyrës të gjykatësit Pasho dhe do të shikojmë nëse do të shkojmë drejt një kallëzimi penal për të. Së dyti, ne do apelojmë pranë Gjykatës së Apelit dhe çështja do vazhdojë ndaj zotit Spartak Braho, pasi akuzat janë të provuara që deputeti Braho ka shpifur drejt Agron Tufës. Ky nuk është një vendim pafajësie ndaj Spartak Brahos", u shpreh ndër të tjera Cakrani.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania