Panorama (Albania)

Gardisti dhunon barbarisht një 30- vjeçar me shufër hekuri

I plagosuri në gjendje kritike te Trauma, i dyshuari në kërkim

-

Një efektiv i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka plagosur rëndë një person, duke tentuar ta vrasë dhe më pas është "zhdukur".

Ai është identifiku­ar përmes kamerave të sigurisë së lokalit, para të cilit ka ndodhur ngjarja mbrëmjen e së martës në kryeqytet, por Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. I dyshuari për ngjarjen është gardisti Mariglen Hoxhallari, 35 vjeç, por sipas Policisë ai ka pasur edhe dy bashkëpunë­tor, të cilët ende nuk janë identifiku­ar. Hoxhallari aktualisht është shpallur në kërkim për "Vrasje me dashje", të mbetur në tentativë, ndërsa po punohet për zbulimin e identiteti­t të dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Burimet thanë se i plagosuri, Ismet Llesho, 30 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pas goditjeve të forta në kokë dhe ende nuk është bërë e mundur marrja e tij në pyetje. Megjithatë, mjekët thonë se po e mbajnë në terapi intensive dhe janë në pritje të reagimeve të tij.

NGJARJA

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, në kushtet kur i plagosuri ende nuk ka arritur të flasë dhe 3 të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati, Policia ende nuk ka një motiv konkret për ngjarjen e ndodhur ditën e martë. Ajo çfarë dihet me siguri, nisur edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, tashmë të sekuestrua­ra nga shërbimet e Komisariat­it nr. 6, është fakti se 30- vjeçari është rrahur barbarisht nga 3 persona. Njëri prej tyre, i identifiku­ar si efektivi i Gardës së Republikës, Mariglen Hoxhallari. I dëmtuari është goditur me shufër hekuri në kokë, por edhe me sende të tjera të forta, derisa ka rënë pa ndjenja në tokë. Ndërsa nga pamjet e kamerave dallohet momenti kur tre autorët nxitojnë të largohen pas ngjarjes. Dyshohet se ata mund të jenë larguar nga aty me një automjet që ka qenë i parkuar para një lokali, edhe pse mjeti nuk është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Policia nuk thotë asgjë zyrtarisht në lidhje me motivet e ngjarjes, ndërsa sqaron se është shpallur në kërkim gardisti. Mësohet se ngjarja po hetohet edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. "Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim efektivin e Gardës së Republikës M. H., i dyshuar për veprën penale ' Vrasja me dashje', e mbetur në tentativë. Ngjarja ka ndodhur në datën 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. 35- vjeçari, dyshohet se në bashkëpuni­m me persona të tjerë ( punohet për identifiki­min e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta një shtetas, i cili po merr ndihmën mjekësore", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania