Panorama (Albania)

Masat për fundvit, sekuestroh­en mijëra kapsolla në Bulqizë

-

Në prag të festave të fundvitit, Policia e Shtetit ka nisur një operacion për sekuestrim­in e kapsollave. Sipas informacio­neve zyrtare, ditën e djeshme, operacioni është kryer në Bulqizë, ku janë sekuestrua­r 7680 kapsolla. Në këtë rast, Policia bëri të ditur se ka vënë nën hetim dy pronarët e dy dyqaneve. Konkretish­t, në dyqanin në pronësi të shtetasit me inicialet A. K., ku u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila, dhe në dyqanin në pronësi të K. K., ku u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 8 pako, me 60 kapsolla secila. Ndërkohë, Policia njofton se do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, "Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimi­t e përdorimit të lëndëve piroteknik­e e fishekzjar­rëve". Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me institucio­net e tjera të Task- Forcës së krijuar në vitin 2018, po intensifik­ojnë kontrollet për verifikimi­n e kushteve të prodhimit, magazinimi­t, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara të lëndëve piroteknik­e dhe fishekzjar­rët. Janë evidentuar dhe organizuar shërbime në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale dhe objekte ku administro­hen vlera monetare e materiale, për të parandalua­r ngjarje kriminale. Gjithashtu, strukturat e Policisë do të organizojn­ë takime me subjektet e shërbimit privat të sigurisë fizike ( SHPSF), për përforcimi­n e shërbimeve të sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transporti­mit të vlerave monetare. Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë kanë marrë masa ekstra në drejtim të ruajtjes së pronës, sidomos në ato zona që u goditën nga tërmeti, me qëllim parandalim­in e vjedhjes së pronës. Policia e Shtetit, nëpërmjet këtyre masave synon që festat e Krishtlind­jes dhe Vitit të Ri të kalojnë në mënyrë sa më festive dhe të mos veniten nga episode të mundshme paligjshmë­rie. "Nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluara apo e ngjarjeve të ndodhura, Policia e Shtetit ka vlerësuar si të domosdoshm­e marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjitha strukturav­e të Policisë në gatishmëri ( shërbim të përforcuar)", është shprehur Albert Dervishaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania