Panorama (Albania)

Shkëlzen Hasanpapaj dënohet sërish, iu gjet celular në qeli

Hasanpapaj u dënua për atentatin e Çapajve me 10 vite burg

- BLEONA METUSHI

I dënuar me 10 vite burg për atentatin ndaj Çapajve në Elbasan, Shkëlzen Hasanpapaj ka marrë edhe një tjetër dënim nga Gjykata e Tiranës, pasi është gjetur në qeli me telefon.

Hasanpapaj është dënuar me 8 muaj burgim, ndërsa duke iu referuar vendimit, ai nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me posedimin e celularit të markës "Iphone 6S". Nga verifikime­t e Prokuroris­ë, ka rezultuar se karta sim e celularit ishte në emrin e një shtetasi të quajtur Jurgen Kurti, i cili nga libri i takimeve në burgun "Mine Peza" nuk rezulton ta ketë takuar ndonjëherë Hasanpapaj­n. Nuk dihet nëse Jurgen Kurti, i përmendur në vendimin e Gjykatës së Tiranës, është i njëjti person me Kurtin, i cili mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë disa muaj më parë. "Në datën 04.05.2019, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat operaciona­le të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve Tiranë, në IEVP nr. 302, Tiranë, është gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës ' Iphone 6S', me kartë të kompanisë telefonike ' Vodafone', në dhomën ku ndodhej i paraburgos­ur Shkëlzen Hasanpapaj. Sipas përcaktime­ve në ' Rregullore­n e përgjithsh­me të burgjeve', ky send i sekuestrua­r nuk lejohet të mbahet nga të paraburgos­urit apo të dënuarit në ambientet e brendshme të IEVP- së. I pyetur në lidhje me faktin, i pandehuri Shkëlzen Hasanpapaj nuk ka dhënë shpjegime. Nga verifikime­t e kryera, ka rezultuar se numri telefonik celular, i cili është përdorur nga i pandehuri, është regjistrua­r në emër të shtetasit Jurgen Kurti, i cili sipas verifikimi­t të librit të takimeve në IEVP ' Mine Peza' Tiranë, nuk rezulton të ketë kryer takime me të pandehurin", shkruhet në vendimin e Gjykatës.

DËNIMI NË ELBASAN

Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar dënimin me 22 vite burg të Shkëlzen Hasanpapaj­t, por Gjykata e dënoi atë me 10 vite për ngjarjen e ndodhur në vitin 2016, në muajin qershor, ku sipas dosjes, autori kishte më shumë se një orë që i ruante shënjestra­t e tij ulur në një lokal, përballë ish- maternitet­it. Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua në Holandë si autor i dyshuar i atentatit të ndodhur më 6 qershor në këtë qytet. 19- vjeçari u kap nga Policia holandeze pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake".

HETIMET

Gjatë hetimeve për zbardhjen e atentatit, u gjetën disa objekte, të cilat çuan në identifiki­min e autorit, mes së cilave një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori. Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN- së, në bazë të së cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik, pasi rezultoi se gjurmët e ADN- së së gjakut, të gjetur në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhi­t, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati. Prokuroria ka siguruar gjithashtu të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte pikërisht Shkëlzen Hasanpapaj. Për këtë arsye, është bërë kërkimi i këtij shtetasi, me qëllim për të realizuar krahasimin e mostrave të ADN- së të gjendur në vendngjarj­e me profilin gjenetik të këtij shtetasi. Por, Policia nuk arriti të gjente vendndodhj­en e Hasanpapaj­t, pasi një ditë pas atentatit, ai u largua nga Shqipëria. Në këto rrethana, për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokuroris­ë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN- së për prindërit e të dyshuarit Hasanpapaj. Nga ekspertiza rezultoi se ADN- ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me shtetasit Q. dhe A. Hasanpapaj ( prindërit e të dyshuarit) në raportin "nënë- bir" dhe "babë- bir". Gjithashtu është bërë analiza gjenetike e shtetasit S. Hasanpapaj ( vëllai i të dyshuarit) dhe ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarj­e nuk përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, Hasanpapaj nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën dhe ka kërkuar pafajësi në Gjykatë.

 ??  ?? Momenti i atentatit në Elbasan në 2016
Momenti i atentatit në Elbasan në 2016
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania