Panorama (Albania)

Lëvizte me pistoletë në brez, kapet 43- vjeçari në Shkodër

-

Një 43- vjeçar nga Shkodra, i cili qarkullont­e me pistoletë në brez dhe gati për qitje, është kapur nga Policia. Burime zyrtare të Policisë bënë të ditur se në pranga është vënë shtetasi E. K., i cili u kap në rrugën "Isuf Sokoli" të lagjes "Kongresi i Përmetit". Mësohet se gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole gati për qitje dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, qëllimit të qarkullimi­t me pistoletë me fishek në gojë, pasi nga të dhënat e marra në rrugë operative dyshohet për përfshirje në një ngjarje të mundshme kriminale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në ngarkim të shtetasit E. K., për veprën penale "Armëmbajtj­a pa leje". Më tej, 43- vjeçari është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Policinë e Shkodrës, nga ku mësohet të ketë thënë se armën e mbante për vetëmbrojt­je dhe se nuk kishte për qëllim të kryente ndonjë krim me të. Pistoleta, gjithashtu, është dërguar në laborator për të kryer ekspertizë, nëse është qëlluar më parë me të apo jo. "Në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në planin e masave ' Për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për festat e fundvitit, parandalim­in e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri", strukturat e Policisë së DVP Shkodër kanë shtuar prezencën e shërbimeve policore në territor, duke ushtruar kontrolle të befasishme, bazuar këto edhe në informacio­net e marra nga qytetarët", thuhet në njoftimin e Policisë.

 ??  ?? Pistoleta e sekuestrua­r
Pistoleta e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania