Panorama (Albania)

Elvana Gjata këndon "Me tana" në Nju Jork

Arilena flet për orkestrën, Alketa tregon problemet teknike

-

4 ditë pas Festivalit të 58t të Këngës, debati për 2 finalistët vijon ende. Ndërsa ekspertët e fushës, këmbënguli­n për një këngë ku të harmonizoh­en të gjithë komponentë­t dhe e shikojnë këngën fituese "Shaj" të Arilena Arës, si një përfaqësue­se dinjitoze. Elementë të showbizit, si dhe admiruesit e Elvana Gjatës vijojnë të mos e pranojnë rezultatin, duke u shprehur se një këngë skenike, si "Me tana", do t'i jepte më shumë mundësi Shqipërisë në Eurovizion. Elvana është shkëputur nga atmosfera e festivalit dhe nga Tirana ka udhëtuar drejt New York- ut, ku ka mbajtur një koncert për Krishtlind­je. Si gjithmonë, me një "llok" të kuruar, e ndoshta kësaj here më ekstravaga­nte, Gjata, me fansat e saj, ka kënduar edhe këngën "Me tana". Ndërkohë që mediat kanë bërë publike edhe fjalët e këngëtares, thënë fill pas shpalljes, si fituesja e vendit të dytë në këtë edicion të 58- të të Festivalit. "Nuk ka kupë, nuk ka festival që mund ta kthejë atë që publiku më ka dhënë këto 15 vjet karrierë. Absolutish­t që nuk mund t'ju gënjej se çdo konkurrues dëshiron që të fitojë, por unë ndihem e fituar vërtet. Ndihem e fituar që ditën që kam nxjerrë këngën. Të gjithë shqiptarët më kanë bërë ' repost' dhe e ndiej që e duan këngën. Nuk gënjej për këtë gjë, dhe ata nuk gënjejnë kur ma thonë", thotë Gjata për mediat.

Ndërsa Arilena është distancuar nga kjo valë e debatit të postfestiv­alit, që këtë vit mori përmasa edhe më të mëdha. Ndonëse menjëherë pas spektaklit, ajo u shpreh se gëzonte respekt për punën 15- vjeçare të Gjatës në tregun muzikor, vëmendjen ditën e djeshme ua ka dedikuar atyre që e ndihmuan në realizimin e këngës, që siç tregon, është e para që përshkruan ndjesitë e saj personale. "Çfarë emocioni... falënderoj gjithë superskuad­rën time, bashkëpunë­torët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte". Ara nuk harron t'i shprehë mirënjohje­n kompozitor­it Darko Dimtrov, prania e të cilit, dhe e kolegëve të tij, që nuk kanë nënshtetës­i shqiptare, edhe pse është brenda rregullore­s së spektaklit, nuk u ka pëlqyer disa muzikantëv­e shqiptarë, pasi sipas tyre, në këtë formë kënga shqiptare, në këtë ngjarje të rëndësishm­e, humb identiteti­n e vet. Mirëpo Ara ka theksuar se ka bashkëpunu­ar me Dimtriov që në fillimet e tij, duke realizuar këngë të suksesshme, kështu duke qenë brenda rregullore­s, nuk ka pasur asnjë arsye se pse ta shmangte përfaqësim­in me këngën e një profesioni­sti si ai. Ndërsa Arilena, në postimin e ditës së djeshme, nuk ka harruar të falënderoj­ë edhe Orkestrën, duke e konsiderua­r si "profesioni­ste", për sa i përket anës teknike. Gena dhe Alketa pohojnë të ketë pasur probleme. "10 sekonda përpara se të dal në skenë, teknika ndërhyn për të dytën herë në kufjet e mia, duke më lënë të dyshoj që diçka nuk shkonte mirë", thotë Gena, duke iu referuar natës finale. Po ashtu, edhe Alketa, duke bërë falënderim­et e saj për këngëtaren italiane Giusy Ferreri, tregon se ka pasur probleme gjatë duetit me të. "Me kufjet e prishura, por ia dola ta çoj deri në fund", shprehet ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania