Panorama (Albania)

Shqipëria e Kosova, Kupë të përbashkët për Ligën e Europës

Mund të luhen ndeshjet në mesjavë. Fituesi do të marrë pjesë në kompeticio­nin e UEFA- s

- TIRANE

Ideja që nuk shteron kurrë në Shqipëri dhe Kosovë është ajo e shkrirjes së kampionate­ve në një ligë të përbashkët.

Prej disa dekadash flitet për këtë dhe njohës të futbollit vlerësojnë se do të bëhej një garë interesant­e dhe tejet fitimprurë­se nëse UEFA do ta lejonte. Megjithatë, ëndrra për një turne madhor mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të realizohet së shpejti. Është vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, që zbulon se së bashku me kreun e FSHF- së, Armand Dukën, po planifikoj­në ta organizojn­ë një kupë të përbashkët dhe në fund fituesi i saj të garonte në Ligën e Europës. Në një prononcim për gazetën "Zëri" në Kosovë, Ademi zbuloi se ky eveniment do të cilësohet si kupa "Nëna Tereza".

KONFIRMIMI

"Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë gjithë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë, pra të mërkurën ose të enjten kur nuk ka angazhime në kampionate­t respektive", thotë fillimisht kreu i FFK- së, ndërsa bën të ditur më pas se në këtë projekt do të përfshihen të dyja qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. "Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimi­t që do ta marrë fituesi nga federatat, do të ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo kupë do të njihet si kupa ' Nëna Terezë'".

PRITET UEFA

Presidenti Ademi, ndër të tjera zbulon se tashmë është bërë kërkesa në UEFA për një projekt të tillë. "Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidenti­t Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFAs. Në kuadër të kësaj, i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë", pohoi Ademi. I pyetur se kur mund të realizohet ky projekt, ai dha këtë përgjigje: "Presim që ky projekt të zbatohet dhe të nisë që të përgatitet nga viti i ardhshëm. Ne jemi duke pritur të formohen edhe institucio­net tona, që të bëhet një marrëveshj­e mes dy qeverive. Ky është projekt më voluminoz dhe duhet punë që të bëhet edhe jashtë kompeticio­neve. Neve si FFK nuk na mungon vullneti që ta shtyjmë përpara".

KUALIFIKIM­I

Ademi ka sqaruar edhe mënyrën se si fituesi i këtij kompeticio­ni do të dilte në Europë. Ai me këtë rast ka marrë shembull Spanjën. "Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të Kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrë­se në Europë që shkon nga kjo Kupë", nënvizoi numri një i futbollit kosovar. "E dimë se është barrë edhe për klubet, edhe për federatat, por është në interes të bëhet, për shkak të aspektit ekonomik të klubeve dhe daljes në Europë", përfundoi Ademi. Tashmë mbetet për t'u parë nëse UEFA do të japë OKin për këtë projekt. "BASHKI TË FORTA" - PROCUREMEN­T OF SERVICES NATIONAL TENDER CALL SOLID WASTE MANAGEMENT

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania