Panorama (Albania)

Lëv i sigurt: Gjermania ime, favorite për të fituar Europianin

-

Në vitin futbollist­ik 2019, Gjermania arriti të rikthehet protagonis­te në skenën europiane. Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, në intervistë­n e dhënë për faqen zyrtare të federatës, u shpreh për objektivat në "EURO 2020" për vitin e ardhshëm.

Si po i feston trajneri pushimet?

Është një periudhë që më pëlqen, pasi më jep mundësinë për të kaluar pak kohë me familjen. Kjo është shumë e rëndësishm­e, pasi merrem me diçka që nuk ka lidhje me futbollin.

Skuadra humbi vetëm një ndeshje në kualifikue­set për europianin, çfarë note do t'i vinit?

Notën 9. Kjo pasi skuadra bëri shumë mirë, edhe pse nuk ishte e plotë. Mund të ndieje energjinë që e rrethonte ambientin, kjo falë dëshirës për të bërë mirë pas një botërori zhgënjyes.

Çfarë mungon për t'i dhënë notën 10?

Ajo çfarë na ka munguar në këtë vit ishte vazhdimësi­a. Dëmtimet kanë ndikuar shumë, pasi skuadra ndryshonte nga një ndeshje më përpara. Nëse duam të fitojmë diçka të madhe në të ardhmen duhet të ruajmë ekuilibrat dhe të zgjedhim një skuadër të gjerë, e cila mund të përballojë edhe raste të paparashik­ueshme.

Çfarë mendoni tani për verdiktin e shortit të "EURO 2020"?

Vërej entuziazëm te lojtarët dhe tifozët. Kundërshta­rët në grup janë të një kalibri të lartë. Secila nga skuadrat është e detyruar për të dhënë maksimumin.

Ndeshjen do të luhen në Mynih, sa do t'ju ndihmojë kjo?

Do të luajmë ndaj Francës dhe Portugalis­ë, është një spektakël i garantuar për të gjithë. Por edhe skuadra e tretë nuk duhet nënvlerësu­ar. Tifozët do të kenë mundësinë të shohin dy supersfida, dhe kjo vetëm në fazën e grupeve.

Pritshmëri­të për Gjermaninë janë të mëdha, po ju, çfarë prisni?

Kjo është normale për një skuadër si Gjermania. Tifozët janë mësuar të festojnë tituj të mëdhenj dhe ky është edhe objektivi ynë, të arrijmë maksimumin. Por duhet të jemi edhe realistë. Skuadra jonë duhet të rritet akoma më shumë. Në 2014, kemi marrë shumë shuplaka përpara se të shpalleshi­m kampion bote. Si trajner shoh një skuadër me perspektiv të madhe, kualiteti i të cilët do të na japë mundësi për të fituar trofe shumë shpejt. Në "EURO 2020" jemi padyshim një nga favoritet kryesore për të fituar trofeun.

Çfarë gabimesh, nga Botërori, nuk kërkoni të përsërisni?

Kemi mësuar shumë nga ai Botëror. Të gjitha ndeshjet e turneut janë ndeshje direkte. Që do të thotë, vlejnë kualifikim­in. Në grup luajmë me kampionët e Botës dhe të Europës. Ndaj çdo ndeshje, do të jetë një luftë për kualifikim.

Kur fillon Lëv përgatitje­t për Europianin?

Në mendjen time, ato kanë nisur. Por tani është periudhë festash dhe vëmendja ime është te familja, për pak ditë. Më pas, do të nisim përgatitje­t së bashku me stafin tim.

Më 3 shkurt mbushni 60 vjeç. Ndiheni aq?

Nuk ka shumë rëndësi për mua. Nuk e di a do ta festojë apo jo, pasi nuk planifikoj asnjë festë përpara. Sigurisht që numri është pak i frikshëm, kur e mendon. Nuk është më njësoj si të ishe 40 apo 50 vjeç. Edhe pse brenda meje ndihem ende i ri. Por jeta kalon shpejt dhe këtë e kupton kur arrin në një moshë të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania