Panorama (Albania)

FLET KREU I ISSH

Shpërblimi, datat e ndarjes së bonusit për pensionist­ët

- TIRANE

Drejtori i ISSH sqaron si do ndahet bonusi 3 mijë lekë për 663 mijë pensionist­ët. Çfarë ndodh nëse nuk tërhiqet para 31 dhjetorit dhe datat e ndarjes për çdo kategori

Prej kësaj të mërkure, në çdo zyrë të Postës Shqiptare ka nisur ndarja e shpërblimi­t për pensionist­ët. Edhe pse një ditë pushimi, nga ISSH- ja mësohet se vetëm dje janë gjeneruar mbi 72 mijë pagesa për të moshuarit.

"Në datën 24, qeveria mori vendimin për shpërblimi­n e pensionist­ëve në masën e 3 mijë lekëve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, edhe pse e sotmja ( dje) ishte një ditë pushimi, është angazhuar për kryerjen e kësaj pagese. Deri në orët e pasdites, nga të dhënat që ne kemi, janë gjeneruar mbi 72 mijë pagesa. Sportelet e Postës kanë qëndruar të hapura deri në mbrëmje, duke iu dhënë mundësinë pensionist­ëve që të marrin shpërblimi­n", pohon kreu i ISSH- së, Astrit Hado. Sipas tij, çeku i fundvitit mund të tërhiqet në pikat e shpërndarj­es së pensionit. Ndërkohë, për ata që e marrin pensionin në bankë, pagesat do të nisin duke filluar nga dita e sotme. "Shpërblimi mund të tërhiqet pranë çdo dege të Postës Shqiptare. Ndërkohë, për ata që e marrin nëpërmjet bankës, duke filluar nga nesër ( sot) do të kenë mundësi që krahas pensionit, të tërheqin edhe çekun në vlerën e 3 mijë lekëve", thekson më tej Hado.

PENALITETE­T

Çfarë i shqetëson më së shumti pensionist­ët është fakti që nëse nuk do të arrijnë ta marrin bonusin brenda këtij muaji, a rrezikojnë ta humbasin atë? Drejtori i ISSHsë thotë se nëse do të ketë pensionist­ë që nuk do të arrijnë të marrin shpërblimi­n, sipas grafikut të datave të caktuara nga ky institucio­n, nuk duhet të shqetësohe­n, pasi mund ta tërheqin atë në muajin janar. Fondi, vë në dukje Hado, është fond i posaçëm, për pasojë i paprekshëm. "Pensionist­ët nuk penalizohe­n, edhe nëse nuk arrijnë ta tërheqin shpërblimi­n sipas grafikut të bërë publik nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo, për vetë faktin që fondi në adresë të pensionist­ëve për shpërblime­t e fundviti është i paprekshëm. Në këto kushte, edhe nëse do të ketë pensionist­ë, që për një arsye apo për një tjetër s'do të mund ta merrnin brenda këtij muaji, nuk duhet të shqetësohe­n, pasi mund ta përfitojnë ata në muajin pasardhës".

GRAFIKU

Sipas ISSH- së, shpërblimi do të tërhiqet bashkë me pensionin. Pra, ditën kur kanë për të tërhequr pensioni mujor, të moshuarit do të kenë mundësi të marrin edhe shpërblimi­n në vlerën e 3 mijë lekëve. Për ata të cilët e kanë tërhequr më parë, është lënë në dispozicio­n një datë e caktuar dhe një fashë orari nga ora 14: 00 deri në orën 20: 00. "Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka gjeneruar shpërblimi­n në sistemin informatik dhe janë gati në portalin e pagesave, për t'u paguar për të gjithë përfituesi­t. Njëkohësis­ht, janë garantuar dhe transferua­r fondet te Posta Shqiptare si agjent pagues". Sa u takon atyre që e tërheqin pensionin përmes bankës, bëhet me dije se transferta do të kryhet po atë datë. "Pensionist­ët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit do t'iu transferoh­et edhe masa e shpërblimi­t". Gjithsej janë 6 kategori të cilat do të përfitojnë shpërblim me rastin e festave të fundvitit. Kështu, të drejtën për të tërhequr bonusin e përvitshëm do ta kenë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invalidite­ti, pension familjar dhe pension social. Po ashtu, pensionist­ët në fshat, punonjësit nëntokës, ishushtara­kët, si dhe veteranët. Në skemë janë përfshirë edhe ata, të cilët dalin në pension këtë muaj. Qeveria ka vendosur të mos e penalizojë këtë kategori, duke e bërë pjesë të përfitimit. "Të drejtën për të përfituar shpërblimi­n në masën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë si datë të fillimit të pensionit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi". Fondi për shpërblimi­n e pensionist­ëve këtë vit kap vlerën e rreth 20 milionë dollarëve.

 ??  ?? Kreu i ISSH- së, Astrit Hado
Kreu i ISSH- së, Astrit Hado
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania