Panorama (Albania)

Meta kthen ligjet e reja për mediat si antikushte­tuese: Ka elemente të censurës, kufizohet liria e shprehjes

Pollo: Mosdekreti­mi, mundësi për të ruajtur demokracin­ë

- Genc Pollo

Pas dekretit të Presidenti­t Meta për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim dy ligjet për mediat, kanë ardhur reagimet e para nga opozita dhe organizata­t e medias. I pari që përshëndet­i këtë vendim të Presidenti­t Meta ishte Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, UGSH e cilëson këtë vendim të Metës si një fitore të kauzës së tyre për të mbrojtur të drejtën e fjalës dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri. Ndër të tjera, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thekson se kjo paketë ligjore u kundërshtu­a me forcë nga të gjithë aktorët mediatikë në vendin tonë. "Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidenti­t të Republikës Sh. T. Z Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajt­ur Antishpifj­e, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizata­t e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizata­t më prestigjio­ze ndërkombët­are. Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatë­s sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes", thuhet në deklaratën për shtyp të UGSH. Kjo organizatë bashkë me disa të tjera në vend ishin nismëtaret e një protestë para Kuvendit, ditën kur dy ligjet shkuan për miratim. Ky vendim i tyre erdhi pasi më herët, gjatë diskutimev­e në Komisionet Parlamenta­re, kishin shprehur kundërshti­në e tyre për disa nene të ligjeve, por pa mundur dot që të ndikojnë te deputetët e opozitës, që shprehën vullnetin për t'i shkuar kësaj nisme deri në fund, siç dhe faktikisht bënë. Ndërsa nga ana e opozitës, reagimi ka ardhur nga ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Genc Pollo. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo e cilëson këtë vendimmarr­je të Presidenti­t Meta si një mundësi për t'u rikthyer edhe një herë në themelet e Kushtetutë­s dhe të demokracis­ë. Më tej, Pollo thekson se pas kthimit në Kuvend të këtyre dy ligjeve duhet të ketë një rifillim të betejës politike ndaj maxhoranës, por edhe deputetëve që u futën rishtas, pasi PD dhe LSI lanë mandatet. "Kthimi në Kuvend i ligjit antifjalë nga Presidenti, një mundësi për të ruajtur një themel kushtetues të demokracis­ë, që është fjala e lirë. Me gjithë sojin e deputetëve të kësaj legjislatu­re, beteja duhet rifilluar", shkruan ish- deputeti Genc Pollo. Më herët, para se të miratohej në Kuvend kjo paketë, të gjithë krerët e opozitës e patën kundërshtu­ar atë, duke cilësuar si hapin e radhës të Kryeminist­rit Rama për të instaluar një regjim të gjithin në duart e tij. Sipas opozitës, me këtë ligj Rama po tentonte të merrte në dorë edhe të fundit pushtet që i kishte mbetur jashtë kontrollit, atë të mediave on- line.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Protesta e gazetarëve para Kuvendit
Protesta e gazetarëve para Kuvendit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania