Panorama (Albania)

Pensionet, 8 vendimet me emrat e përfituesv­e

Afatet e aplikimit dhe llogaritja e shtesës së pensionit për minatorët, naftëtarët e metalurgët. Zbardhen vendimet me 5770 përfituesi­t për çdo qytet

- TIRANE

Në harkun e më pak se dy muajve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar llogaritje­n e shtesës së re për 5770 minatorë, naftëtarë dhe metalurgë në pension.

Gazeta zbardh sot të plota tabelat zyrtare me 8 vendimet e miratuara nga ISSH- ja, deri në datën 8 janar. Përfituesi­t Gjithsej janë mbi 23 mijë pensionist­ë që përfitojnë. Pak ditë më parë, Kreu i ISSH- së Astrit Hado, tha se procesi i llogaritje­s së shtesës do të përfundojë brenda 2 muajve të ardhshëm. Reagimi erdhi edhe në përgjigje të shqetësime­ve të ngritura nga pensionist­ët, të cilët kanë aplikuar që prej muajit shtator, por nuk e kanë përfituar ende shtesën e re. Hado tha se askush nuk do të përjashtoh­et, pra, të gjithë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, që kanë mbi 6 vite punë dhe kanë ushtruar profesione të kategorizu­ara të vështira e shumë të vështira, do të jenë pjesë e skemës. Vonesa në llogaritje­n e shtesës, e cila shkon deri në 5 mijë lekë, nuk i penalizon ata, pasi pavarësish­t se kur nis të aplikohet, efektet do të nisin që nga data 5 korrik e vitit të kaluar. "Ne jemi duke përpunuar të gjitha kërkesat e mbërritura.

Sipas ligjit, janë rreth 23 400 persona që përfitojnë. Deri më tani kanë mbërritur 20 mijë aplikime. Ne kemi bërë gati për pagesë deri më tani mbi 4 mijë pensione suplementa­re. Duke qenë se ka qytetarë që na thonë se kanë dorëzuar kërkesën që në muajin shtator dhe akoma se kanë marrë shtesën, kjo nuk do të thotë që ata janë përjashtua­r. Ka një radhë pune, verifikime, kontrolle deri te pagesa. Ne synojmë ta përfundojm­ë këtë proces brenda 2 muajve të ardhshëm. Të gjithë atyre që u takon, do ta marrin shtesën, madje që nga data 5 korrik, kur edhe ligji ka hyrë në fuqi", tha Hado.

AFATET

Ligji për trajtimin suplementa­r parashikon që rritja për minatorët të bëhet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Në këto kushte, shtesa varion mesatarish­t nga 12 për qind, deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Në mesin e aplikimeve të bëra, ka edhe nga ata që nuk plotësojnë kushtet për të përfituar. Nga ana tjetër, ka edhe shumë të tjerë që megjithëse përfitojnë, nuk janë paraqitur ende në zyrat e sigurimeve shoqërore për të dorëzuar kërkesë. Nga ISSH- ja mësohet se procesi i aplikimeve nuk është i limituar. Kjo do të thotë që dorëzimi i kërkesës mund të bëhet në çdo kohë. Por, avantazhi është që nëse aplikimi kryhet deri më 5 korrik të vitit 2020, pensionist­ët do të kenë mundësi që të marrin edhe shtesën e 11 muajve paraardhës. Kjo, sepse ligji përcakton që efektet të nisin nga hyrja në fuqi e tij. Për ta bërë më të qartë, nëse do të ketë pensionist­ë që do të aplikojnë në muajin mars, ata do të kenë mundësi të marrin veç shtesës së muajit mars, edhe shtesën e 7 muajve paraardhës. Nëse do të aplikojnë në prill do të marrin shtesën e 8 muajve paraardhës e kështu me radhë. Ndërkohë, nëse dorëzimi i kërkesës bëhen pas datës 5 korrik të 2020- s, efektet do të nisin prej momentit të aplikimit, pra, hiqet mundësia e marrjes së shtesës për muajt paraardhës. Për procesin e aplikimit, krahas kërkesës, pensionist­ët duhet të dorëzojnë edhe një kopje të kartës së identiteti­t si edhe çdo dokument tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës, për efekt pensioni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania