Panorama (Albania)

Arrestimi i 18 efektivëve, Gjykata liron zyrtarët e Inspektora­tit

Tetëmbëdhj­etë punonjësit lejonin ndërtimet pa leje në Durrës, të arrestuari­t: S'kemi bërë asgjë. Efektivi, probleme me zemrën

-

"Shfryhet" operacioni "Abuzuesit", që çoi në pranga 18 persona, mes tyre 11 policë, inspektorë qendrash administra­tive dhe ndërtues.

Gjykata e Durrësit ka liruar dhjetë prej të arrestuarv­e dhe vetëm për tetë prej tyre nuk e ndryshoi masën e sigurisë, atë të arrestit në burg. Për dhjetë personat që ndryshoi masa e sigurisë, gjyqtari Paulin Cera vendosi "Detyrim paraqitjej­e" dhe "Pezullim nga detyra". Prokuroria kërkoi "Arrest në burg" për të gjithë të arrestuari­t, por pasi dëgjoi edhe argumentim­in e avokatëve të të pandehurve, Cera vendosi që dhjetë prej tyre t'ua ndryshonte masën e sigurisë. Në fund të seancës, kur gjyqtari dha vendimin, personat që mbetën në burg reaguan mjaft ashpër. "Bravo ju qoftë! Merreni me ne. Ne s'kemi bërë asnjë shkelje. Merruni me ata që e kanë bërë këtë vend dhe e kanë katandisur në këtë derexhe", u dëgjua një zë nga cepi ku ishin vendosur të arrestuari­t.

RIVLERËSIM­I

Nën masa të rrepta sigurie, 18 zyrtarët dhe policët e arrestuar në Durrës e Shijak dolën dje para togave të zeza për rivlerësim­in e masës së sigurisë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Të arrestuari­t e operacioni­t "Abuzuesit" u pritën para Gjykatës nga të afërmit dhe familjarët e tyre, të cilët nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancën e rivlerësim­it të masës së sigurisë. Procesi zgjati për më shumë se dhjetë orë, nisi rreth orës 09: 30 dhe përfundoi rreth orës 20: 00. Për shkak të numrit të lartë të të arrestuarv­e, ata nuk i zuri as kafazi i xhamit në sallën e gjyqit. Procesi maratonë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi gjyqtari Paulin Cera kërkoi të respektohe­j kërkesa e prokurorit Afrim Shehu, që në fillim kishte kërkuar që seanca të zhvillohej pa praninë e medias dhe të afërmve të të arrestuarv­e, pasi cenohej hetimi. Ndërsa zhvillohej seanca, Agim Osmani, ndihmës specialist në Policinë e Durrësit, ka pasur probleme shëndetëso­re dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai mori ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policët dhe inspektorë­t vendorë të Durrësit, Shijakut e Manzës akuzohen se kundrejt pagesave, që varionin deri në disa mijë euro, kanë lejuar ndërtime të shumta pa leje. Me anë të kësaj skeme abuzive, ata shmangnin zbatimin e legjislaci­onit në fushën urbanistik­e dhe sigurimit teknik të tyre. Kjo veprimtari është kryer kryesisht gjatë vitit 2019. Disa prej efektivëve të Policisë po ashtu dyshohen se nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bëra nga qytetarët.

OPERACIONI

Katër ditë më parë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe

Ankesat ( SHÇBA) Durrës, në bashkëpuni­m e nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestoi një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendorë, përfaqësue­s të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale "Shpërdorim detyre", që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një hetimi disamujor, me metoda speciale, ku u dokumentua me prova ligjore veprimtari­a e kundraligj­shme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët, duke keqpërdoru­r atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpuni­m". Subjektet e këtij procedimi penal kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të njësive administra­tive, IKMT- ve dhe INUV- it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

AKUZA

Katër ditë më parë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) Durrës, në bashkëpuni­m e nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestoi një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendorë, përfaqësue­s të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale "Shpërdorim detyre", që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

 ??  ??
 ??  ?? Të arrestuari­t, dje në gjyq
Të arrestuari­t, dje në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania