Panorama (Albania)

Gati “lirimi” i Kajmakut të Vorës, Basha: Po hetohen 15 bashkiakë të PS

“Një provë se me Ramën do kemi kryebashki­akë t ë inkriminua­r”

-

Kryetari i Bashkisë së Mallakastr­ës, Qerim Ismailaj, nuk do të jetë kryebashki­aku i fundit që denoncohet nga opozita si i inkriminua­r.

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, në një intervistë për “Abc News”, tha se me ndihmën e ndërkombët­arëve, selia blu po verifikon edhe 15 kryetarë bashkie të tjerë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Më tej, lideri i opozitës shtoi se mes kryetarëve të bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ka persona të dënuar për vjedhje, trafik drogë dhe qenie njerëzore. “Ne jemi në ndjekje edhe të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombët­arë. Duket qartë që procesi i 30 qershorit, përveçse jo kushtetues, është një provë më shumë e depërtimit total të trafikantë­ve të drogës, të vajzave dhe pjesëtarëv­e të krimit në kupolën e Edi Ramës. Është një thirrje për PS- në, për t’u tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthyer në partinë më të kriminaliz­uar të globit. Është interes kombëtar edhe për PD- në depolitizi­mi i politikës”, tha kryedemokr­ati Basha. Mosreagimi­n e Kryeminist­rit Edi Rama në lidhje me kryebashki­akët e denoncuar, kryetari i opozitës e sheh si një tentativë për të shumuar problemin e kriminaliz­imit të politikës. Basha bën apel që t’i kërkohet llogari Kryeminist­rit Rama për emrat që ka zgjedhur të vendosë në krye të pushtetit lokal. “Të gjithë ata njerëz janë përzgjedhu­r nga Edi Rama, i cili është njeriu që sot duhet të flasë, por që hesht. Edi Rama heshti kur kryebashki­aku i Lushnjës u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashki­akun e Mallakastr­ës, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin fqinj, Greqi. Ndaj, sot është dita, sot është dita që mikrofonin tuaj t’ia drejtoni njeriut që i emëroi në këto zyra dhe që hesht, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kur në fakt, është një provë më shumë se me Ramën do kemi kryebashki­akë me rekorde kriminale. Shqiptarët do vazhdojnë të drejtohen nga krimi, sa kohë që Rama të jetë Kryeminist­ër”, vijoi Basha. REFORMA ZGJEDHORE Reforma Zgjedhore ishte kryefjala e diskutimev­e politike javën që lamë pas. Mosndryshi­mi i sistemit zgjedhor, për momentin krijoi pakënaqësi edhe brenda PD- së, por teksa u pyet për këtë çështje, kreu i selisë blu u shpreh se kampi opozitar është i unifikuar në qëndrim e problemi më i madh nuk është sistemi, por shitblerja e votës. “Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtsh­me në qëndrimin se problemi kryesor i vendit është shitblerja e votës dhe mosndëshki­mi i krimit elektoral. Është po kështu e njësuar që në një dialog gjithëpërf­shirës me qytetarët shqiptarë, t’i lëmë ata të vendosin për sistemin zgjedhor”, tha kryedemokr­ati Basha. Sakaq, ditën e djeshme, kreu i selisë blu thirri në një takim sekretarin e përgjithsh­ëm, Gazment Bardhin, dhe sekretarin për çështjet zgjedhore, Ivi Kason. Këtë javë pritet që opozita të mbyllë paketën e saj për Reformën Zgjedhore.

 ??  ??
 ?? Lulzim Basha ??
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania