Panorama (Albania)

Lleshaj, kërkesë policëve: Mos komunikoni me median

“Po dalin detaje, të cilat po skandalizo­jnë opinionin publik”

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me anë të një urdhri u kërkon drejtuesve të komisariat­eve, por edhe drejtuesve të seksioneve të ndryshme në Polici, të mos kenë komunikime me median.

Duke iu referuar urdhrit, mësohet se ministri është nisur nga publikimi i materialev­e procedural­e të hetimit për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura kohët e fundit. Ministri argumenton ndër të tjera se përveç sekretit hetimor, këto materiale janë duke "skandalizu­ar" opinionin publik. Kërkesa e ministrit të Brendshëm tenton një qendërzim të informacio­nit në kushtet kur në urdhër thuhet se pasqyrimi i punës do të bëhet vetëm nëpërmjet zëdhënësit të Drejtorisë së Përgjithsh­me.

URDHRI Lleshaj thotë se nëse bie në dijeni të komunikime­ve, do të fillojë hetim disiplinor dhe kërkon që urdhri të shpërndahe­t edhe te punonjësit e tjerë të Policisë. "Përshëndet­je të nderuar shefa komisariat­esh dhe sektorësh. Marr shkas nga dalja në media të materialev­e procedural­e si në rastin e vrasjes në Rrëshen dhe vrasjes në Paskuqan, ku dalin detaje të cilat jo vetëm që përbëjnë sekret hetimor, por skandalizo­jnë opinionin duke i interpretu­ar çdofarë personi. Ju porosis: Asnjë komunikim me mediat, për asnjë lloj argumentim­i. Pasqyrimi i punës suaj do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithsh­me. Në çdo rast që do të konstatoj, do të filloj pa hezitim ecurinë e rëndë disiplinor­e ndaj jush. Me të njëjtin shqetësim përcilleni te vartësit tuaj këtë mesazh. Nuk dua justifikim­e për daljen e tyre, por ju porosis të jeni të vëmendshëm për ecurinë. Konfirmoni", thuhet në mesazhin e Ministrisë së Brendshme.

NGJARJET Dy ngjarjet për të cilat ministri i Brendshëm referohet në urdhër janë ajo e Rrëshenit dhe vrasja në Paskuqan. Media zbardhi hetimet e deritanish­me të Policisë dhe Prokuroris­ë për të dyja ngjarjet, ndërsa në rastin e vrasjes në Rrëshen u publikua edhe videoja e atentatit. Pamjet në këtë video janë kapur nga kamerat në një biznes, ndërsa nuk dihet nëse ka dalë nga grupi i hetimit. Edhe në rastin e ngjarjes në Paskuqan, media zbardhi dëshmitë e marra nga Policia dhe mënyrën sesi kishte ndodhur ngjarja. Por këto nuk janë të vetmet ngjarje kriminale, që prej javësh kanë tronditur opinionin publik. Viti 2020 nisi me vrasjen makabre të Drita Saliajt në Mallakastë­r, e cila, pasi u dhunua në banesë gjatë një tentative për grabitje, u hodh në një rezervuar. Ndërkohë, në ditët e fundit të vitit që lamë pas ndodhën ngjarje të tjera kriminale, të cilat tronditën opinionin publik e ndërsa duket se ministri i Brendshëm do të "luftojë" kriminalit­etin me urdhrin për Policinë, që të mos ketë komunikime me median.

 ??  ?? PROTESTA E GAZETAREVE PARA PARLAMENTI­T
PROTESTA E GAZETAREVE PARA PARLAMENTI­T
 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania