Panorama (Albania)

Meta kthen Paketën Antishpifj­e: Bie ndesh me parimet e Kushtetutë­s

“Ligjet përmbajnë elemente censuruese, që kufizojnë lirinë e shprehjes, krijojnë mjedis të pasigurt ndaj operatorëv­e mediatikë”

- ARDIT HOXHA

Presidenti Meta i ktheu të dyja ligjet "Për mediat audioviziv­e" dhe "Për komunikime­t elektronik­e", të quajtura ndryshe si Paketa Antishpifj­e, për rishqyrtim në Kuvend.

Kreu i shtetit i ka gjykuar si të papranuesh­me këto dy ligje. Në arsyetimin e publikuar për vendimmarr­jen e tij, Meta thotë se ligjet bien ndesh me Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe me një sërë konventash ndërkombët­are për të drejtat e njeriut. Në ligjin "Për mediat audioviziv­e në Republikën e Shqipërisë", kreu i shtetit e vë theksin në rolin e madh që merr AKEP në drejtim të kontrollit të tregut mediatik. Përveç rregullave të shtuara dhe përmirësim­in e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të miturve në media, pjesën tjetër të këtij ligji Meta e cilëson si të papajtuesh­me me të drejtën e shprehjes dhe normat ndërkombët­are të të drejtave të njeriut. "Miratimi i këtyre dispozitav­e në thelb përmban elemente censuruese të drejtpërdr­ejta, që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias. Kjo gjendje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese joproporci­onale që këto dispozita parashikoj­në, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administra­tive, të cilat në kundërshti­m të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t'i vënë në ekzekutim të menjëhersh­ëm këto masa, përpara se të ketë një vendimmarr­je përfundimt­are dhe të formës së prerë mbi ligjshmëri­në e tyre", shkruan Meta. Më tej Presidenti thotë se në ligj ka instrument­e që mund të stimulojnë autocensur­ën. "Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimev­e do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurt ndaj operatorëv­e mediatikë elektronik­ë, për shkak të trysnisë së aplikimit pa kriter dhe subjektiv të masave ndëshkuese dhe shproporci­onale që parashikon ligji i miratuar. Këto mekanizma joproporci­onale të forcës ndëshkuese që përmbajnë ndryshimet ligjore të miratuara, krijojnë hapësirë që ato të aplikohen përkundrej­t mediave on- line, që janë kritike me punën e qeverisë. Kjo e fundit, përmes përfaqësue­sve të saj në organet vendimmarr­ëse dhe kompetenca­ve që këto organe marrin, ka të gjitha mundësitë të shfrytëzoj­ë këtë bazë ligjore që lejon interpreti­m subjektiv, të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media, e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës. Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensur­ën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronik­e, duke ndikuar drejtpërdr­ejt në cilësinë dhe objektivit­etin e informacio­nit, çka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqoriento­jnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushje­n e përgjegjës­ive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracis­ë", shkruan Presidenti. Gjithashtu Kreu i thekson se kjo paketë ligjore nuk i përgjigjet kërkesave të tregut mediatik shqiptar. "Presidenti i Republikës, në vlerësim të të gjitha problemati­kave të impaktit të lajmeve dhe medias në tërësi, krahasuar me rregullime­t e parashikua­ra me ligjin nr. 91/ 2019, vlerëson se ky ligj nuk u përgjigjet nevojave të zhvillimit dhe pritshmëri­ve të publikut dhe komuniteti­t të gazetarëve dhe medias, si dhe nuk garanton mirëfunksi­onimin e tyre. Ky ligj, për shkak të këtyre dispozitav­e shumë problemati­ke, jo vetëm që nuk sjell rregullimi­n e pritshëm, por për disa çështje thelbësore ai bie ndesh me parimet dhe normat kushtetues­e", shkruan ndër të tjera Meta në arsyetimin e tij për mosdekreti­min e ligjit "Për mediat audioviziv­e". Ndërsa për ligjin tjetër të Paketës Antishpifj­e, "Për komunikime­t elektronik­e", Meta veçon faktin se lufta kundër lajmeve të rreme dhe shpifjeve mund të bëhet në mënyra alternativ­e. "Shqetësime­t për përhapjen e lajmeve të rreme apo ndikimit negativ të dezinformi­mit, duhet të adresohen në mënyrë të tillë që çdo mjet ligjor mbrojtës ndaj këtyre fenomeneve të mos rrezikojë në asnjë rast, të vendosë në disbalancë, apo të krijojë rrezikun e keqpërdori­mit të këtyre mjeteve ligjore për të cenuar të drejtën për informacio­n, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombët­are", shkruan Presidenti. Në fund të arsyetimit të tij për kthimin e këtyre dy ligjeve, Meta bën edhe një thirrje për reflektim për Kuvendin. Sipas tij, një mungesë e reflektimi­t nga deputetët mund të përkeqëson­te besueshmër­inë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania